Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Plani/ Pirlo do të bëjë ndeshje lamtumire, të ftuar ish-yje të futbollit botëror

Postuar: 17/02/2018 - 09:54

“Në jetën time kam luajtur vetëm futboll. Kështu që besoj se do të mbetem ende në këtë fushë”. Kështu u shpreh Andrea Pirlo në një takim me miqtë e tij, duke bërë publik dhe një lajm të mirë për një ceremoni tërheqjeje në fund të sezonit, ceremoni që do të mbledhë më të mirët e futbollit dhe yjet e këtij sporti ndër vite. Kjo është deklarata e Andrea Pirlos nga vendlindja e tij, Breshia, ku i është dorëzuar çmimi “Brescianità 2018”, me rastin e festës së San Faustino e Giovita, dy padronët e shenjtë të qytetit italian. “Nëse do të stërvis ndonjë skuadër, kjo mbetet hipotezë, por ende nuk mund ta them me siguri. Tani kam nevojë të largohem nga futbolli për të pushuar, por do të kem kohë të mjaftueshme për të vendosur se çfarë do të bëj në të ardhmen. Nuk kam asnjë peng. Ishte momenti i duhur për t’u tërhequr dhe e kam zgjedhur vet unë. Jam i lumtur me vendimin tim”, theksoi ish-lojtari i Interit, Milanit dhe Juventusit, përpara se të kalonte në SHBA nga ku edhe vari “këpucët në gozhdë”. Sa i përket çmimit të marrë, Pirlo është shprehur i kënaqur që si qytetar i Breshias të vlerësohet në këtë mënyrë. “Besoj se kam përfaqësuar në fushë mënyrën më të mirë të të qenit një breshan”, shtoi ai. Edhe pse mungon ende zyrtarizimi, Andrea Pirlo po organizon edhe ndeshjen e tij të lamtumirës. “Do të jetë një rast për të kaluar një natë speciale duke bërë atë që më pëlqen më shumë. Një pjesë e të ardhurave do të jepen për bamirësi në Fondacionin Vialli e Mauro dhe Pietro Onlus”, shtoi Pirlo.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 29

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2018 - 23:33

E dini kush janë dy ekipet e vetme që kanë patur probleme gjatë zhvillimit të Botërorit? Kroaci dhe tashmë Serbia. Arsyeja? E thjeshtë, janë ballkanas.

Postuar: 19/06/2018 - 22:42

Brazili duket se përfundimisht do të luajë pa Neymar ditën e premte përballë Kosta Rikës.

Postuar: 19/06/2018 - 22:23

Autoritetet e sigurisë në Rusi po ndërmarrin të gjitha masat që Kampionati të kalojë pa incidente

Postuar: 19/06/2018 - 22:15

Rusia ka bërë një tjetër fitore të madhe dhe praktikisht ka siguruar kalimin në fazën e nokauto

Postuar: 19/06/2018 - 22:08

Aventura e Egjiptit në Rusi merr fund që sonte.

Postuar: 19/06/2018 - 21:51

Legjenda e Spanjës , Andres Iniesta, ka deklaroi se përfaqësuesja iberike duhet të fitojë me çdo

Postuar: 19/06/2018 - 21:21

Rusia udhëheq ndeshjen me rezultatin 3 me 0 kundër Egjiptit.