Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Sport

Plas keq mes lojtarëve! Sherr masiv në Kukësi-Bylis

Plas keq mes lojtarëve!  Sherr masiv në Kukësi-Bylis

Miqësorja mes Kukësit dhe Bylysit, ka pasur tension të madh dhe është ndërprerë.

Mësohet se mes futbollistëve të të dyja ekipeve ka pasur sherr dhe në këto kushte nuk mund të vazhdohej më. 

Shkak për tensionin kanë qenë ndërhyrjet e rënda, që kanë sjellë ndërhyrje të qëllimshme. Ndeshja ishte 0-1 në favor të Bylisit, që kishte shënuar me Ntephe në pjesën e parë.

Ky sherr nuk është i pari në miqësoret e verës së klubeve shqiptare, pasi edhe Turbina-Dinamo u ndërpre para pak ditësh për shkak të një sherri të nisur në fushën e blertë.