BREAKING NEWS

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po ushtron terror mbi psiqikën e shqiptarëve nën regjinë e supernovës të Surrelit

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po
x

Sport

Plas keq sherri në kampionatin shqiptar, furgonat e policisë futen në fushë

Plas keq sherri në kampionatin shqiptar, furgonat e policisë futen

Ka plasur keq dhuna në fundin e ndeshjes mes Albpetrolit të Patosit dhe Maliqit e cila përfundoi në barazim 1-1.

Një grup futbollistësh të ekipit vendas kanë sulmuar gjyqtarin e sfidës Erjon Bastari, si dhe disa prej futbollistëve të Maliqit.

Është dashur ndërhyrja e forcave të rendit dhe atyre shqiponja, për të shmangur një ngjarje të rëndë.

Menjëherë pas këtij incidenti, furgonat e policisë kanë hyrë në fushë, për të marrë në mbrojtje gjyqtarët dhe ekipin mik, që në fund është larguar nga dalja emergjente e stadiumit dhe jo nga dhomat e zhveshjes.