BREAKING NEWS

Aishe e Zylfie Haklaj japin mesazhet tronditëse: Ato para që ka bërë me gjak nuk do i vlejnë atje në gropë. Jam gati të dorëzohen në autoritetet shqiptare nëse Sali Berisha...

Aishe e Zylfie Haklaj japin mesazhet tronditëse: Ato para që ka
x

Sport

Plas para ndeshjes Turqi-Shqipëri, ndodh situata e pazakontë me 1 mijë tifozë kuqezinj

Plas para ndeshjes Turqi-Shqipëri, ndodh situata e pazakontë me 1

Një episod totalisht i pazakontë ka ndodhur një ditë para ndeshjes Turqi-Shqipëri, e cila luhet nesër në mbrëmje dhe është e vlefshme për kualifikueset e Europianit "Euro 2020".

Federata turke e futbolli po nxjerr probleme dhe pengesa referuar tifozëve shqiptarë. Raportohet se fillimisht është zvogëluar pjesa prej 5% të biletave që duhet t’i takojnë palës shqiptare (2500 bileta) të reduktohen në 1500.

Jo vetëm kaq, por tifozëve u janë mohuar edhe materiale simbolike kuqezi, si shaj, flamuj e kështu me rradhë. Një problem aspak i vogël ky, që ka irrituar edhe drejtuesit e FSHF dhe Andi Vreçanin, drejtorin e Marrëdhënieve me Publikun dhe Zyrës së Shtypit në FSHF.

"Nuk është e drejtë që të ndalohen dekoret! Kësaj situate do t'i shkojmë deri në fund. UEFA nuk pengon diçka të tillë, pasi nuk po flasim për materiale piroteknike. Jam në kontakt me delegatin e ndeshjes. Besoj se do ta zgjidhim", tha Vreçani për Telesport.