Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Plas sherri mes Mavrajt e Hamburgut, ish-trajneri: Ndihet i fyer, sepse ne i treguam derën

Postuar: 21/09/2018 - 07:34

Mërgim Mavraj dhe klubi i Hamburgut janë në luftë me njëri-tjetrin. Shkak janë bërë deklaratat e mbrojtësit kuqezi ndaj disa prej zyrtarëve të klubit dhe ish-trajnerit të tij Kristian Titz, të cilin e ka akuzuar për pabesi dhe paaftësi, ndërkohë që dje erdhi dhe reagimi i Titz, që thotë se Hamburgu veproi mirë që i tregoi derën Mavrajt në momentin e duhur, pasi sipas tij futbollisti shqiptar nuk ishte më në nivelin për të qenë pjesë e një klubi të madh si Hamburgu. Me siguri që ky debat në distancë do të vijojë, sepse palët kanë rritur tonet dhe kanë dalë me një fjalor agresiv në media, duke e bërë raportin mes tyre të jetë i nderë. Por si nisi gjithë ky sherr. Kjo duhet kërkuar në fërkimet e vazhdueshme të mbrojtësit shqiptar me stafin teknik të Hamburgut në fillim të këtij viti,m kur Mavraj përfundoi në stol e më pas në tribunë e më pas u la të stërvitej me të rinjtë. E gjitha kjo si një shenjë hakmarrjeje e stafit teknik. Në fakt, pak ditë më parë, Mërgim Mavraj hodhi disa akuza dhe thumbime në drejtim të ish-trajnerit të tij te Hamburgu, Kristian Titz, për të cilin tha se ishte njeri pa vlera dhe katastrofë. Ndërkohë, ka ardhur edhe reagimi nga vetë trajneri i Hamburgut që shprehet se nuk i vë shumë faj Mavrajt. “Deklaratat e tij nuk më mërzisin shumë pasi është një djalë i ri që i cenohet nderi. Nuk është faji ynë që i shpjeguam në mënyrë të drejtpërdrejtë që nuk kemi më nevojë për shërbimet e tij. Është kohë klikimesh dhe media ka nj rol të madh por nëse do të kishte kërkuar informacion dhe do të kishte kontaktuar me mua, e gjitha kjo nuk do të bëhej”, u shpreh Titz.

Humbja e kapacitetit fizik dhe prania në Kombëtaren e Shqipërisë.

Shqipëria luajti dy ndeshje në ditët e para të shtatorit në kuadër të Ligës së Kombeve, fillimisht me Izraelin ku fitoi 1-0 dhe siguroi trepikëshin e parë në këtë kompeticioin, si dhe një humbje në Gllasgou kundër Skocisë, një disfatë që solli debate dhe kritika të shumta rreth lojës së skuadrës dhe njëherësh paaftësisë së saj për t’u orientuar në fushë. Shigjetat shkuan kryesisht tek trajneri Kristian Panuçi, por duhet thënë se jo pak kritika morën edhe futbollistët, kryesisht ata të mbrojtjes, që nuk ishin sa duhet në lartësinë e kërkuar në rreshtimin taktik, e ajo që është më e rëndë nuk gëzonin formën e duhur fizike. Një nga futbollistët që ishte ftuar në Kombëtare por nuk luan prej shumë muajsh është Mërgim Mavraj. I përjashtuar nga Hamburgu që në fillim të vitit, atij iu desh të kalonte disa peripeci para se të shkëpuste marrëdhëniet me klubin gjerman. Madje drejtuesit e klubit të Hamburgut e çuan Mavrajn të stërvitet me të rinjtë si një mënyrë që ai të gabonte dhe të ndërprisnin njëanshmërisht kontratën për të mos e paguar. Por kosovari u soll mirë dhe në fund ia doli të gjejë një marrëveshje me klubin e Hamburgut, duke shkëputur përfundimisht marrëdhëniet me ta. Edhe pse në merkaton e verës ai pati disa oferta nga Spanja dhe Turqia, në fund Mërgim Mavraj pranoi të kalojë në superligën e Greqisë, ku u bë pjesë e Arisit të Selanikut. Tashmë Mavraj ka nisur stërvitjen, madje ka kaluar edhe testin e parë në një ndeshje miqësore të Arisit, dhe është gati të luajë në sfidën e parë zyrtare me ekipin e tij të ri. Nëse ia del të zërë një vend titullari fiks, gjë që është plotësisht e mundshme për nivelin dhe kualitetin e tij të lartë në një ligë si ajo e Greqisë, atëherë Mavraj do të mbetet pjesë e Kombëtares dhe për sezonin në vijim. Sepse është një prej shtyllave të Kombëtares Shqiptare. Një rikthim në formën e tij më të mirë mund të nxisë klubet gjermane të Bundesligës së dytë apo dhe Bundesligës kryesore që ta rikthejnë atë në Gjermani. Për momentin, në Kombëtare nuk ka asnjë lojtar në qendrën e mbrojtjes të ketë aftësinë dhe përvojën e tij dhe kjo e bën atë të jetë vazhdimisht i ftuar nga Panuçi.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/10/2018 - 22:56

 Akuzat për përdhunim duket se nuk kanë ndikuar aspak në humorin e Cristiano Ronaldos. Ylli portugez i Juventusit, ka dalë në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me ish-skuadrën e tij Manchester United.

Postuar: 22/10/2018 - 17:12

Neymar po përflitet shumë kohët e fundit për një rikthim te ish-skuadra e tij, Barcelona.Lid

Postuar: 22/10/2018 - 16:11

Tek Reali i Madridit situata sa vjen e tensionohet akoma më tepër.Rezultatet janë mjaf të këqija

Postuar: 22/10/2018 - 15:22

Një lajm i bujshëm po qarkullon në mediat ndërkombëtare, i cili thekson se Real Madrid ka hedhur

Postuar: 21/10/2018 - 23:09

Mauro Icardi ishte heroi i Interit në derbin e Milanos, pasi një gol i tij në kohën shtesë i dhur

Postuar: 21/10/2018 - 12:38

Interi dhe Milani do të përballen me njëra-tjetrin sonte në mbrëmje duke filluar prej orës 20:30.

Postuar: 21/10/2018 - 12:25

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka përveç se një futbollist i madh, ka treguar se është