BREAKING NEWS

Të shtëna me armë në Durrës, dalin detajet e para

Të shtëna me armë në Durrës, dalin detajet e para
x

Sport

Plas sherri mes Murinjos e Ndombelesë, Totenhemi i shqetësuar, largimi çështje orësh

Plas sherri mes Murinjos e Ndombelesë, Totenhemi i shqetësuar, largimi

Premier League angleze dominohet nga Liverpuli, i cili pret vetëm të shpallet automatikisht kampion e të rrëmbejë trofeun e shumë pritur, një trofe që ka 30 vjet që e pret të zbarkojë në “Anfield”. Natyrisht, këtë herë është vetëm çështje orësh ardhja e këtij lajmi të madh, një sukses i paparë i skuadrës së kuqe dhe trajnerit energjik gjerman Jurgen Klop. Rivalët e Mançester Sitit janë mjaftueshëm larg dhe nuk shihen më si kërcënim, ndërkohë që lufta për top-4, që siguron edhe pjesëmarrjen në Champions, vijon të jetë e fortë deri në fund. Por ka dhe probleme dhe mediat angleze raportojnë së fundmi se Totenhemi është përfshirë nga përplasjet mes trajnerit dhe një prej lojtarëve të grupit, pikërisht një zënkë midis trajneri Hoze Murinjo dhe lojtarit francez Tangu Ndombele, i cili po kërkon përfshirjen në formacion, në të kundërt merr vendim të mos luajë më edhe kur ta kërkojë një gjë të tillë trajneri portugez. Në fakt, Ndombele është blerja më e shtrenjtë në historinë e Totenhemit, që pagoi 62 milionë euro dhe do të paguajë edhe 10 të tjera bonus për kartonin e tij te skuadra e Lionit, ku edhe spikati fillimisht mesfushori. Megjithatë aventura e francezit në kampionatin anglez nuk po shkon aspak mirë, sepse fillimisht vuajti përshtatjen me Maurizio Poçetinon, ndërsa tani nuk po arrin të bindë Hoze Murinjon që t’i japë një vend titullari. Tekniku portugez dhe mesfushori mësohet se kanë debatuar ashpër të hënën, fillimisht në fushën e stërvitjes dhe më pas në zyrën e Murinjos, pasi ky i fundit i kishte theksuar se nuk është ende gati për të luajtur. “Special One” nuk është aspak i kënaqur me gjendjen fizike të futbollistit, por mbi të gjitha me angazhimin e tij në stërvitje, ndërsa vetë Ndombele ka reaguar ashpër dhe i ka thënë Murinjos se nuk do të luajë më sa kohë që ai është trajner i Totenhem. Këto detaje i zbulojnë tabloidet angleze, sipas të cilëve tashmë te Totenhem po punojnë për të gjetur një tjetër skuadër për mesfushorin francez, që nuk po justifikon aspak paratë e investuara për blerjen e tij. Ndërkohë, në lidhje me objektivat e skuadrës së Totenhemit dhe trajnerit Hoze Murinjo, mund të thuhet se ata janë në valle për të qenë në fund të garës në top-4, por që të arrijnë aty u duhet ende shumë punë. Për momentin Totenhemi ndodhet në vend të shtatë me 45 pikë në 31 takime të luajtura. Skuadra e Murinjos pozicionohet pas Mançester Junajtid dhe Ulverhemptonit, që mbajnë vendet 5 dhe 6, me respektivisht 49 pikë secila. Kurse top-4 mbyllet nga Çelsi që ka 51 pikë. Pra Totenhemi i Murinjos është vetëm 6 pikë larg zonës së top-4, që siguron Champions, dhe kur mbeten dhe 7 xhiro deri në fund, kanë shansin ta lakmojnë e ta realizojnë këtë pozicion. Murinjo është mjeshtër për të marrë maksimumin nga grupi në situata të tilla. Për këtë arsye, atij nuk i interesojnë përplasje të tilla të brendshme, pasi vihet në rrezik objektivi. Për këtë arsye ai ka tentuar ta bindë Ndombelenë nga zyra e tij, por duket se ka dështuar dhe francezi është çështje orësh që do të largohet nga Totenhemi.