BREAKING NEWS

“Le të vijnë me tanke”, nuk përmbahet Ilir Meta: Ja përgjigja që do marrin. Para se të më shkarkojnë ata mua...

“Le të vijnë me tanke”, nuk përmbahet Ilir Meta: Ja
x

Sport

Plas te Barcelona, Mesit kundër Abidal, alarmohet presidenca blaugrana

Plas te Barcelona, Mesit kundër Abidal, alarmohet presidenca blaugrana

Barcelona është përfshirë nga “flakët”, shkaku i të cilave është përplasja mes drejtorit sportiv Erik Abidal dhe sulmuesit Lionel Mesi. Në një prononcim mediatike francezi kishte përmendur grupin e lojtarëve titullarë si të dështuar këtë sezon, që nuk kishin punuar mjaftueshëm e madje nxori një sekret, duke thënë se klubi nuk e kishte takuar Ksavin për trajner e në këtë pikë shigjetat shkojnë në adresë të mesit, pasi Abidal la hije dyshimi që është argjentinasi që kishte vendosur për ardhjen e Setienit.

Është një situatë që ka dalë jashtë kontrollit, aq sa grupi ka pasur mbledhje dje që në mëngjes dhe Mesi ka kërkuar “reflektim” të thellë, një lloj presioni ndaj presidentit Jozep Bartomeu të mbajë qëndrim. Kapitenit të Barcelonës nuk i kanë pëlqyer deklaratat e sekretarit teknik në të përditshmen “Sport”. Duke folur për largimin e Valverdes dhe zëvendësimin e tij nga Setein, Abidal tesktualisht do të shprehej me një mesazh thumbues brenda grupit e shigjetat shkojnë tek Mesi. “Shumë lojtarë nuk ishin të kënaqur, nuk punojnë shumë dhe kishte probleme me komunikimin e brendshëm. Marrëdhënia mes trajnerit dhe futbollistëve gjithmonë ka qenë e mirë, por si ish-futbollist arrij t’i kuptoj disa gjëra. I kam thënë klubi se çfarë mendoja dhe më është dashur të marr një vendim”, thekson Abidal.

Mesi ka vendosur që këtyre fjalëve të ish-shokut të tij të skuadrës t’u përgjigjej me një postim në Instagram: “Sinqerisht, nuk më pëlqen të bëj gjëra të tilla, por mendoj se të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë që punën që u takon. Lojtarët përgjigjen për atë që ndodh në fushë dhe ne kemi qenë të parët që e kemi pranuar kur nuk kemi luajtur mirë. Kur flitet për lojtarët, duhet të japësh emra, ndryshe i lëndon të gjithë më gjërat që thua, që nuk janë të vërteta.” Përplasja Mesi-Abidal ka alarmuar kupolën drejtuese të Barcelonës.

“El Mundo Deportivo” shkruan se presidenti Bartomeu mund të marrë vendimin për të shkarkuar francezin. Ndërkohë, lojtarët kryesorë të Barcelonës i kanë dalë në mbrojtje Mesit, duke thënë se ai ka dhënë maksimumin për grupin dhe se kritikat e Abidal nuk qëndronin. Serxhio Buskets, Xherard Pike dhe Serxhi Roberto e siguruan Mesin se ai e ka mbështetjen e plotë të skuadrës në këtë situatë. Kjo e përfshin edhe grupin francez të lojtarëve, përkundër lidhjes së tyre të mirë me bashkëkombësin e tyre. Mbrëmë vonë klubi ka pasur një takim me Abidal, për t’i tërhequr vëretjtje dhe për të qetësuar sadopak klimën e tensionit që ka përfshirë blaugrana, ndërsa në mediat spanjolle aludohej deri vonë se presidenti Bartomeu e kishte shkarkuar Abidalin për shkak të deklaratave të tij të pamatura në lidhje me skuadrën dhe lëvizjet e klubit në merkato e aq më tepër për emërimin e trajnerit të ri, qëndrime që janë ekskluzivitet i presidencës.