BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Plas te Kombëtarja, De Biazi përzë Xhakën dhe Abrashin

Plas te Kombëtarja, De Biazi përzë Xhakën dhe Abrashin

Kombëtarja nuk do të jetë më e mëparshmja pas humbjes me Italinë dhe nuk ka të bëjë me humbjen, as me lojën e as me rezultatin. Fakt është se në përfaqësuese ka përplasje prej kohësh, mosmarrëveshje midis disa lojtarëve dhe trajnerit Xhani de Biazi, përplasje këto që dolën më në fund në sipërfaqe dhe mund të thuhet se situata në gjirin e kuqezinjve është e nderë. Amir Abrashi dhe Taulant Xhaka, dy lojtarë që patën peshë të madhe në eliminatoret e shkuara janë përzënë nga përfaqësuesja. Zyrtarisht thuhet se kanë kërkuar të largohen për shkak të problemeve të tyre, por është afërmendsh e kuptueshme se dy “motorët” e përfaqësueses tonë janë përzënë nga De Biazi. Ata kanë kërkuar të luajnë, të bindur se e meritojnë, por duke parë situatën kanë zgjedhur si rrugë më të mirë të braktisin përfaqësuesen e Shqipërisë. Me siguri që kjo është një goditje e rëndë për Kombëtaren Shqiptare. Megjithatë, de Biazi me diplomaci ka një version të vetin për këtë situatë në lidhje me dy lojtarët në fjalë. “Nuk ka asnjë lloj refuzimi nga këta dy lojtarë, që sa të jem unë trajner i Shqipërisë, nuk do të vijnë më në kombëtare. Xhaka është larguar sepse ka disa probleme të tijat, ndërsa Abrashi ka probleme fizike me gjurin. Kjo e kushtëzoi të ishte gati për këtë kualifikuese. A do të refuzojnë në të ardhmen? Kjo është diçka që do t’i përgjigjemi në një moment tjetër. Aktualisht nuk ka asnjë hamendësim, asnjë të vërtetë të tillë. Kur u dëmtua Abrashi? Ai ka arritur i dëmtuar në grumbullim. Në ndeshjen që ka patur para grumbullimit me klubin e tij është aktivizuar në minutën e 37-të. Aty ka pësuar një përplasje me lojtarin kundërshtar, ka pësuar një dëmtim. Jemi munduar me mjetet e lejueshme mjekësore dhe fizioterapi për ta riaftësuar, ia kemi kursyer edhe dy seancat e para stërvitore, por nuk u bë dot gati. Kemi provuar edhe në stërvitjen para ndeshjes në “Renzo Barbera”, por ai ka thënë nuk mundem më, nuk e përballoj dot. Pavarësisht këtij fakti, erdhe nëse Abrashi do të ishte i gatshëm, unë nuk e kisha në planet e mia për formacionin. Kjo edhe për vetë faktin se si po ecën në klubin e tij. Mos harroni se ka edhe lojtarë të tjerë, që kanë një performancë më të mirë. Në konferencën e parë për shtyp, që kur kam mbërritur e marrë këtë detyrë, kam thënë saktësisht, madje e kam përsëritur disa herë, se dera e kombëtares është e hapur për të gjithë. Fakt është se, në lidhje me Xhakën, vetë futbollisti duhet ta tregojë në fushë, para meje dhe skuadrës, se e meriton të luajë, është i aftë për ta grumbulluar. Ne kemi nevojë më shumë për njerëz dhe për lojtarë, për ta shtyrë këtë punë përpara. Nëse dikush mendon se është i pazëvendësueshëm dhe i paprekshëm, mund të bëjmë edhe pa të”, u shpreh trajneri i përfaqësueses kuqezi.

Nuk jap dorëheqje

De Biazi ka sqaruar dje edhe pozicionin e tij për një dorëheqje të mundshme, duke thënë se gazetarët italianë e kishin keqkuptuar fjalën e tij pas ndeshjes dhe se ai kishte pasur tjetër gjë në mendje e jo dorëheqjen. Me pak fjalë, De Biazi refuzon të japë dorëheqjen dhe thotë se nuk e ka pasur në plan këtë gjë. “Është keqkuptuar pyetja e kolegut tuaj italian, gjatë konferencës së mbrëmshme për shtyp. Ndoshta edhe është keqinterpretuar, lidhur me dorëheqjen time. Fakti që kam përmendur se duhet të kalojë nata e të flas me presidentin u referohej atyre që ndodhën me tifozerinë, pse erdhi ajo gjë, a kishte motiv të ndodhte një shpërthim i tillë. Nuk kam pasur parasysh se po mendohem nëse duhet të jap dorëheqjen apo jo. E përsëris se kjo kishte të bënte vetëm me historinë e tifozëve dhe komportimin e tyre, diçka që shkoi në antipod të plotë me atë që po jepnim në fushë dhe lojën që po zhvillonim. Gjatë Kampionatit Europian, tifozeria shqiptare, bashkë me grupin e lojtarëve, kanë bërë diçka shumë të bukur, një figurë shumë të mirë. Jam i bindur se fryma e tifozëve kuqezinj është për të qenë afër kombëtares e jo për ta dëmtuar atë”, theksoi më tej De Biazi.

Adriatik BALLA