Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Plas tek Arsenali, ylli i kombëtares franceze bën veprimin e pabesueshëm pasi i dhanë shiritin e kapitenit shqiptarit

Postuar: 17/07/2019 - 17:29

Te Arsenali ka pa plasur një tjetër problem pa filluar ende sezoni. Kapiteni i "Topçinjve", Laurent Koscielny nuk ka qenë aspak dakord me vendimin që klubi t’i merrte atij shiritin dhe t’ia jepte Granit Xhakës.

Ky veprim ka bërë që që ai mos udhëtojë me skuadrën në Amerikë për fazën përgatitore duke kërkuar edhe largim nga ekipi.
 
Nga ana tjetër, Arsenali nuk e lejon të largohet dhe pritet të marrë edhe masa karshi tij për këtë sjellje.
 
Tashmë, Granit Xhaka do të jetë kapiteni i ri i Arsenalit dhe për këtë nuk ka më dyshime, sidomos pas këtij veprimi të Koscielnyt.
 
Sakaq, vetë Xhaka e ka pranuar me kënaqësi këtë post dhe ka deklaruar se do të ishte i lumtur nga kjo përgjegjësi.
 
Shqiptari u shpreh:
 
Nuk është hera ime e parë dhe nëse klubi e trajneri vendosin të më japin shiritin, do të isha shumë i lumtur. Të gjithë do të punojmë në fushën e blertë dhe të gjithë duhet të kemi përgjegjësi dhe ndjenjën e liderit. Nuk është diçka që mund të ndryshojë brenda ditës, por për mendimin tim, jemi rrugës për të krijuar diçka të mirë me skuadrën”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/08/2019 - 21:22

Milan e ka nisur me humbje këtë sezon të ri futbollistik në javën e parë të Serie A, duke zhgënjyer tifozët.
 

Postuar: 25/08/2019 - 15:08

Pas 7 orësh festë, futbollisti Ëayne Rooney u fotografua duke hyrë në ashensorin e hotelit me një

Postuar: 25/08/2019 - 08:10

“The Reds”-at bënë një ndeshje perfekte, fitojnë 3-0 ndaj “Topçinjv

Postuar: 25/08/2019 - 08:08

Kategoria Superiore mbylli javën e parë të saj.

Postuar: 25/08/2019 - 08:07

Në shtator do të diskutohet e ndoshta do të miratohet në parlament një pjesë e rëndësishme e Ligj

Postuar: 24/08/2019 - 17:28

Nga Franca janë raportuar të reja të rëndësishme për Neymar.

Postuar: 24/08/2019 - 07:43

Një prej çështjeve më të nxehta të merkatos së verës, ajo që ka të bëjë me sulmuesin argjentinas