BREAKING NEWS

Spastrimet në PS, Rama fut në lista ministrat jo deputetë, zv/ministra, drejtorë e ish-anëtarë të LSI, zbulohen emrat që spostojnë veteranët

Spastrimet në PS, Rama fut në lista ministrat jo deputetë,
x

Sport

“Pleqtë” Ibrahimoviç e Ronaldo po magjepsin Italinë me golat e tyre

“Pleqtë” Ibrahimoviç e Ronaldo po magjepsin Italinë

Zlatan Ibrahimoviç është dëmtuar dhe sipas mjekëve të Milanit do t’i mungojë skuadrës deri në tri javë, por mediat në Itali po i thurin elozhe suedezit për efikasitetin e tij, ku në 6 ndeshje të luajtura ka shënuar 8 gola, më shumë se kushdo në Serie A, ndërsa rivali i tij portugez Kristiano Ronaldo, ka shënuar 6 gola në 5 ndeshje. Të dy janë veteranë, 35 vjeç portugezi dhe gati 40 suedezi, por ata kanë klas dhe shkëlqejnë, duke thyer rekorde dhe tejkaluar limitet. Gjithçka e vërtetë, por shpesh gjërat rastisin, mbivendosen dhe bashkohen duke i kënaqur të gjithë, skuadra që fiton dhe deri te individi që shënon dhe koleksionon rekorde. Në këtë rast individi është dikush që thyerjen e rekordeve e ka kthyer në zanat. Rekordet e Kristiano Ronaldos janë të frikshëm, golashënuesi më i mirë në historinë e Championsit dhe të trofeve të UEFA-s për klubet, kryegolashënues i Realit të Madridit, (450 gola në 9 sezone), i vetmi lojtar që ka shënuar në 3 finale të Championsit. Dhe historia vazhdon, me dygolëshin e shënuar të shtunën e kaluar, portugezi ka vendosur një tjetër rekord personal, këtë herë me Juventusin që pjesërisht reflekton edhe një rekord të skuadrës. Ronaldo ka shënuar 35 gola në “Allianz Stadium” në po kaq ndeshje të Serisë A. Pasi nuk shënoi në ndeshjen e parë në shtëpi kundër Lacios, në javën e dytë të kampionatit 2018-2019, CR7 rikuperoi me golat kundër Sasuolos, me një dygolësh që barazoi proporcionin mes ndeshjeve të luajtura dhe golave të shënuar në shtëpi. Sprinti deçiziv i sezonit të kaluar, ai i garës kokë më kokë me Imobilen dhe i 11 ndeshjeve radhazi duke shënuar gol, nga java e 14 deri në të 25 shërbeu jo pak. Në pesë ndeshjet e para të luajtura në shtëpi, kundër Napolit, Veronës, Spal , Bolonjës dhe Xhenoas Ronaldo shënoi gjithmonë dhe Juventus në të gjitha rastet mori tre pikët. Një seri e ndërprerë me Milanin, dhe pastaj me rinisjen me të njëjtin ritëm, ndaj Sasuolos, Udinezes, Kaljarit, Parmës dhe Fiorentinës, dhe pastaj dhe ndaj Lecces, Torinos, Atalantës, Lacios dhe Sampdorias. Për të ardhur te sezoni aktual. Me dygolëshin e shënuar ndaj Kaliarit, tre gola në shtëpi këtë sezon, duke përfshirë edhe atë ndaj Sampdorias shifra rrumbullakoset, 35 gola në 35 ndeshje, dhe Juventusi që kurrë nuk është mundur me Ronaldon në fushë në “Allianz Stadium” në Serinë A. Vërtet i pandalshëm. Ndërkohë, një vlerësim për Ibrahimoviçin, rival me Ronaldon, vjen nga trajneri i Napolit, Ivan Xhenaro Gatuzo, i cili foli me superlativa për heroin e Milanit, ndonëse shprehu zhgënjim për mosndëshkimin e goditjes me bërryl të suedezit ndaj mbrojtësit Koulibali, kur rezultatin ishte 0-1 në favor të kuqezinjve. “Ibra do të mbetet miku im përgjithmonë, pasi kemi ndarë gjëra të rëndësishme bashkë. Milani beson shumë te ai dhe shokët e tij të skuadrës po bëjnë gjithçka në maksimum. Milani nuk është skuadra më e mirë, por të gjithë po japin maksimumin dhe po shijojnë rezultatet, ndërsa ne bëjmë rolin e profesorit shpesh. Bërryli ndaj Kulibali? Në provat filmike duket si një goditje alla Mike Tajson dhe ndoshta duhej ndëshkuar, por nuk dua të merrem me këtë tani”, u shpreh Gatuzo.