BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Homeland Justice publikon foton e Yuri Kim dhe trondit me paralajmërimin e fundit

Çfarë po ndodh? Homeland Justice publikon foton e Yuri Kim dhe
x
BREAKING NEWS

Projekti i Portit të Durrësit, eksperti i ekonomisë ngre shqetësimin dhe bën paralajmërimin e fortë: Shqipëria rrezikon të përfundojë në arbitrazh, është shqetësues fakti që...

Projekti i Portit të Durrësit, eksperti i ekonomisë ngre
x
BREAKING NEWS

“Retorika nacionaliste e Serbisë, e papranueshme!”/ I dërguari gjerman për Ballkanin del me paralajmërimin e frikshëm dhe bën thirrjen e fortë: Zero tolerancë për sulmet në veri të Kosovës

“Retorika nacionaliste e Serbisë, e papranueshme!”/ I
x
BREAKING NEWS

Pse po përgjohej ‘Tualanti’? Gazetari Basir Çollaku plas dokumentet ‘bombë’: Del vendimi i gjykatës dhe urdhri për asgjësimin e CD-ve

Pse po përgjohej ‘Tualanti’? Gazetari Basir Çollaku
x
BREAKING NEWS

Tensionohet situata në veri të Kosovës, plagoset efektivi i policisë në Mitrovicë

Tensionohet situata në veri të Kosovës, plagoset efektivi i
x
BREAKING NEWS

Bonusi i Vitit të ri, nis shpërndarja për pensionistët, kreu i ISSH del me njoftimin e rëndësishëm

Bonusi i Vitit të ri, nis shpërndarja për pensionistët, kreu
x
BREAKING NEWS

Nga Milano e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e Zotos udhëtimet e Arben Ahmetajt: 1600 euro për dy netë

Nga Milano e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e Zotos
x
BREAKING NEWS

Ulen çmimet! Vendimi i fundit nga Bordi i Transparencës, ja sa do shiten nafta, benzina e gazi

Ulen çmimet! Vendimi i fundit nga Bordi i Transparencës, ja sa do
x

Sport

Po afrohet El Clasico, këto janë statistikat e duelit më të madh të futbollit spanjoll

Po afrohet El Clasico, këto janë statistikat e duelit më të

Më 16 tetor, Reali i Madridit dhe Barcelona do të luajnë El Clasico-n e parë sezonale mes tyre. Përgatitjet kanë nisur tashmë dhe motivimi është maksimal. Statistikat e mëposhtme ndihmojnë lexuesit për të kuptuar në çfarë gjendje janë grupet respektive në prag të këtij dueli të rëndësishëm në kampionatin spanjoll. 1-Barcelona është pothuajse dy vjet më e re. Mosha mesatare e ekipit të parë të Barcelonës është 25.3 vjeç, ndërsa e Realit të Madridit, 27.1. Eduardo Kamavinga është i vetmi tek ekipi i parë i Realit nën 20 vjeç. 2- Skuadra e Realit ka pesë lojtarë që e kanë fituar pesë herë Championsin: Naço Fernandez, Toni Kros, Luka Modriç, Dani Karvajal dhe Karim Benzema. Përveç kësaj, nga 24 lojtarët e ekipit të parë të Realit të Madridit, vetëm Tçuameni nuk ka qenë kampion i Champions League. Te Barcelona, ??të vetmit që e kanë fituar Championsin janë: Ter Stegen, Pike, Kristensen, Alonso, Zhordi Alba, Buskets, Roberto dhe Levandovski. Asnjë prej tyre nuk arrin pesë trofe: Pike është ai që ka më shumë, katër Champions. 3-Tre kampionë bote të Barçës dhe vetëm një lojtar i Realit. Pavarësisht se ka skuadër më të re, janë tre lojtarë të Barcelonës që e kanë fituar Botërorin: Gerard Piqué, Sergi Buskets dhe Osmane Dembélé. Toni Kros, kampion në vitin 2014, është i vetmi futbollist i Realit të Madridit që mund të mburret se ka ngritur Kupën e Botës. 4- Është interesante se vetëm një futbollist nga të dyja skuadrat ka nderin të jetë golashënuesi më i mirë në La Liga. Është Karim Benzema, i cili e fitoi çmimin në sezonin 2021-2022 me 27 gola. Thibaut Kurtua është i vetmi që e ka fituar çmimin e portierit të mirë, madje tri herë: me Realin e Madridit në 2019-20 dhe me Atletikon e Madridit në 2012-13 dhe 2013-14. 5- 11 lojtarë të akademisë janë te Barcelona, pesë më shumë se te Reali. Barça vazhdon të shfaqë besim më të madh te talentet e saj të rinj. 6- I vetmi lojtar që e ka fituar “Topin e Artë është pjesë e skuadrës “merengues”. Luka Modriç u shpall në vitin 2018 futbollisti më i mirë në botë. Karim Benzema mund të ndjekë hapat e kroatit në vitin 2022. Asnjë lojtar i Barcelonës aktuale nuk e ka pasur nderin ta fitonte “Topin e Artë”. Robert Levandovski i është afruar shumë, megjithatë ka festuar dy çmime “The Best”. Thibaut Kurtua gjithashtu ka një çmim si portieri më i mirë i vitit 2018. Siç shihet, lojtarët më me përvojë ndodhen tek Reali dhe kjo e favorizon atë, por në një derbi asnjëherë nuk ka siguri, prandaj Barcelona ndihet e motivuar.