BREAKING NEWS

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për Ndryshim”: Ka vetëm dy mundësi në jetë!

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen
x

Sport

Po dështon me bojkotin, FSHF, po tenton të zbresë në fushë minifutbollin dhe moshat

Po dështon me bojkotin, FSHF, po tenton të zbresë në

Kategoria Superiore nuk dihet kur do të nisë, por në kushtet kur bojkoti është në fuqi dhe ka një distancim midis aktorëve të futbollit dhe qeverisë, pasi palët nuk po gjejnë gjuhën e bashkëpunimit dhe të zgjidhjes së ngërçit, atëherë FSHF bën një tjetër lëvizje, në mënyrë që të kthejë disa kategori futbolli në fushë. Dhe vëmendja është përqendruar tek futbolli i sallës, i cili, në dukje i ndryshëm nga ai i fushës, mund të krijojë lehtësira për të vënë në punë skuadra të caktuara futbollit. Në fakt, këtë vit pritet që të rikthehet edhe kampionati i minifutbollit, i cili më parë është organizuar nga FSHF. Kjo garë pritet që të rikthehet sërish, ndërsa pritet që të ketë shumë klube të Superiores dhe jo vetëm që pritet të marrin pjesë në garë duke u regjistruar. Kujtojmë që rikthehet kampionati U-21, ndërsa dekada më parë kanë qenë organizuar edhe ekipet e ashtuquajtura “Shpresa”, por edhe kampionati U-13 do të jetë si kampionat profesionist këtë sezon.

Çudirat e FSHF-së: Asnjë skuadër nuk zbret në Kategorinë e Tretë

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që ditën e sotme, në orën 11:00, në ambientet e stadiumit “Air Albania” të hedhë dhe shortin e Kategorisë së Dytë, për sezonin 2020-2021. Ekipet që u ngjitën do të jenë pjesë e së Dytës. Ajo që bie në sy më së shumti është fakti që skuadra e Skraparit, edhe pse nuk arriti të siguronte dot mbijetesën sezonin e shkuar, duke u renditur në vendin e parafundit, do të marrë përsëri pjesë në Kategorinë e Dytë, duke shmangur kështu rënien. Ja grupet sipas ndarjes së FSHF-së, ku nesër do të mësohet edhe kalendari i sezonit 2020-2021.

Plaku: Jemi në tetor, e pakonceptueshme që s’bëjmë garë

Sebino Plaku këtë sezon do të rikthehet të luaj në Kategorinë Superiore pas eksperiencës në Kosovë. Sulmuesi është bërë pjesë e Kastriotit, ndërsa në një prononcim për RTSH është shprehur se përshtatja ka qenë e shpejtë dhe është ndihmuar edhe nga koha e pauzës. Plaku shton se është një situatë e re të qenët në mes të tetorit duke luajtur ndeshje miqësore. “Përshtatja ka qenë e shpejtë, na ka ndihmuar kjo koha e pauzës. Deri më tani çdo gjë ka shkuar shumë mirë. Sfida ime është të shfaq më të mirën dhe ekipi të ketë rezultate. Situatë e re që të jesh në mes të tetorit me ndeshje miqësore, plus edhe pjesa e pandemisë. Po përshtatemi me këto ndryshime. Pjesa më e madhe e ekipit janë të rinj me dëshirë dhe iu mungon eksperienca, ardhja e Hidit na ka ndihmuar që të bëjmë ndërthurjen e moshës që i duhet çdo ekipi”, u shpreh Plaku.

Trajneri/ Ilir Daja entuziast për Partizanin, skuadra reagon shumë mirë

Ndërkohë, përtej shqetësimeve të bojkotit të garës, apo lëvizjeve anësore në formë presioni të federatës, përfshi dhe tentativën për të luajtur disa lloj kategorish, sikurse është minifutbolli, duhet thënë se klubet po vijojnë përgatitjet e tyre e një ndër ta, Partizani, duket i kënaqur me ecurinë e punës së tij dhe formën e lojtarëve. Kështu, Trajneri i Partizanit, Ilir Daja ka marrë sinjale të rëndësishme nga skuadra e tij në ndeshjen e djeshme miqësore ndaj Teutës. Tekniku pas sfidës është shprehur se kur luhet në grup bëhen gjëra të mira, ndërsa në prononcimin për RTSH shtoi se edhe ai është përshtatur me grupin e kontigjentit që ka në dispozicion. “Ishte ndeshja e parë me një ekip të Superiores, treguam se kur luajmë në grup bëhen gjëra të mira. Kjo ishte ajo që më pëlqeu. Jam përshtatur edhe unë me kontigjentin se kemi një shpërndarje jo të rregullt dhe këtë e dimë, por nuk më pëlqen ta përmend më faktin se kemi të bllokuar merkaton. Edhe lojtarët janë munduar të përshtaten, kemi ende vend për t’u përmirësuar. Nëse është dëshira, gjërat bëhen edhe më mirë. Ekziston potenciali i sulmit, por duhet të ndihmojnë edhe në mbrojtje. Nëse fillojmë nga sulmuesi që të marr pjesë në tranzicion, do na ndihmojnë punën në mbrojtje edhe për të sfumuar pak mungesën e mbrojtësve që kemi se kampionati është i gjatë. Bojkoti? Duhet gjetur gjuha e përbashkët sepse është sporti i traditës”, u shpreh Daja.