BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Po i monitoronte UEFA, qipriotët e Ael Limasolit e çojnë ndeshjen me Vllazninë në orë të pranueshme

Po i monitoronte UEFA, qipriotët e Ael Limasolit e çojnë

Vllaznia do të luajë këtë të enjte në raundin e dytë të Ligës së Konferencës përballë qipriotëve të Ael Limasolit, në një duel që ka mjaft domethënie për skuadrën shkodrane dhe njëherësh ambicien e saj në sezonin e ri. Një ecuri e mirë dhe me kualifikim do të shtonte të ardhurat e klubit dhe do ta ndihmonte Vllazninë të bëjë blerje cilësore në treg, pra për të fuqizuar ekipin të arrijë objektivat e veta për edicionin e ardhshëm, në të kundërt mbyllet këtu aventura europiane dhe klubi shkodran duhet të bëjë llogaritë e sezonit të ri me grupin që ka aktualisht si dhe duket bërë ndonjë blerje nga brenda kampionatit shqiptar, ose me lojtarë nga vendet e rajonit. Duhet thënë se në prag të ndeshjes me qipriotit ishte krijuar një situatë aspak e mirë, si pasojë e vendimit të klubit të Ael Limasolit për ta luajtur ndeshjen në orën 16:00, në kulmin e vapës, diçka që shqetësoi Vllazninë për shëndetin e lojtarëve por u pa edhe si një lojë e klubit qipriot për të përfituar nga moti i nxehtë. Megjithatë, duke qenë se mbi këtë situatë ishte informuar edhe UEFA dhe Vllaznia kishte bërë ankesë, por edhe gazetarët vendas kishin ngritur alarmin, klubi i Ael Limasolit u tërhoq dhe mori një vendim të pranueshëm për orarin e takimit.

Ndeshja luhet në orën 19

Lajmi i mirë për Vllazninë në prag të transfertës qipriote ndaj AEL-it të Limasolit erdhi pikërisht ditën e djeshme. Sfida e planifikuar për t’u zhvilluar të enjten në orën 16:30 (ora shqiptare), është shtyrë dhe do të startojë në orën 19:00 (ora 20:00 në Qipro). Siç thamë, vendimi fillestar i klubit të AEL-it për luajtur ndeshjen në orën 16:30 shkaktoi polemika të shumta, pasi bëhej fjalë për një orar kur temperaturat mund të shkonin deri në 38 gradë, çka mund të kishte pasoja edhe në shëndetin e futbollistëve. Pas kritikave të trajnerit Bërdariç, edhe përfaqësuesi i Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë në Qipro, reagoi ndaj drejtuesve të AEL-it, duke i akuzuar se po rrezikojnë shëndetin e futbollistëve, vetëm për të fituar një avantazh ndaj shkodranëve të pamësuar me temperatura të tilla. Megjithatë klubi i AEL-it bëri me dije se vendimi ishte i imponuar, pasi ndriçimi i stadiumit nuk ishte licencuar nga UEFA dhe për të ndryshuar orarin u desh që qeveria europiane e futbollit të mbyllë një sy e të miratojë startin e ndeshjes në orën 19:00 (ora shqiptare). Ndërkohë shkodranët vijojnë përgatitjet për sfidën e të enjtes dhe vetëm sonte në mesnatë do të nisen drejt Qipros, teksa trajneri Bërdariç do të ketë në dispozicion të gjithë futbollistët, përveç brazilianit Da Silva, i cili vijon të jetë i dëmtuar dhe nuk është stërvitur me skuadrën këtë javë.

Ballafaqimi

Qipriotit shihen favoritë për të kaluar këtë raund, nisur nga kualiteti që kanë në përbërje. Por kështu shihej në raundin e parë edhe boshnjakët e Shiroki Brijeg, e megjithatë ata që kaluan në raundin tjetër ishin shkodranët, të cilët e përmbysën në mënyrë spektakolare rezultatin e ndeshjes së parë nga 3-1 në 3-0, duke kaluar në turin e dytë kualifikues. Kjo paraqitje e mirë e Vllaznisë ka trembur edhe Ael Limasolin, që pasi ka parë ndeshjen e kthimit të shkodranëve me Shiroki Brijeg i ka hyrë frika.