BREAKING NEWS

Arrestimi i Henri Çilit, reagon PD dhe i drejton thirrjen urgjente policisë: Kush është zyrtari i larë i Drejtësisë i përfshirë në dosje, Dvorani apo... (EMRI)

Arrestimi i Henri Çilit, reagon PD dhe i drejton thirrjen urgjente
x

Sport

Po shkëlqen në Itali, gjiganti gjerman futet në garë për Marash Kumbullën

Po shkëlqen në Itali, gjiganti gjerman futet në garë

Borussia Dortmund është ekipi i radhës që është futur në garë për djaloshin nga Malësia e Madhe Marash Kumbulla.

Në ndeshjen kundër Juventusit, aty ku shqiptari shkëlqeu, skautë nga Gjermania ishin të pranishëm në stadium për të parë shtatlartin. Ky i fundit zhvilloi një ndeshje fantastike, pasi fitoi penallti, mbrojti mjaft mirë dhe goli i tij u anulua nga VAR.

Dortmundit i pëlqen shumë operacioni për Kumbullën, pasi nuk ka ndonjë vlerë të frikshme, pa harruar faktin se Verona do ta shesë. Klubi italian është gati të ulet në bisedime për ta shitur djaloshin shqiptar.