BREAKING NEWS

Prokurorë të huaj zbarkojnë në SPAK me ligj, ndërkombëtarët marrin në patronazh gjurmimin e parave të korrupsionit dhe burgosjen e politikanëve

Prokurorë të huaj zbarkojnë në SPAK me ligj,
x

Sport

Poçetino ëndërron të krijojë tek PSG tredhëmbëshin e sulmit Mesi-Nejmar-Mbape

Poçetino ëndërron të krijojë tek PSG

Paris San Zhermen dhe tekniku i saj, Mauricio Poçetino, kanë një ëndërr: të bëjnë bashkë në majën e sulmit Mesin, Nejmarin dhe Mbapenë. Në fakt, emërimi i Poçetinos në postin e trajnerit të Paris San Zhermen ka nxitur thashetheme për qëllimet e gjigantit të Ligue 1 për ta krijuar një skuadër të frikshme. Lionel Mesi dhe Serxhio Ramos janë duke u përmendur si dy synime të mëdha të PSG-së, duke qenë se të dyve do t’iu mbarojnë marrëveshjet me klubet e veta përkatëse në fund të këtij sezoni. Ramosit i mbaron marrëveshja me Real Madridin në përfundim të këtij sezoni, pra në verë, dhe nuk ka asnjë shenjë se ai do ta vazhdojë qëndrimin në Bernabeu. Bisedimet mes tij dhe klubit madrilen kanë ngecur dhe nuk ka ndonjë ofertë për vazhdimin e marrëveshjes së kapitenit. Mesi ndodhet në një situatë të njëjtë si Ramos, pasi i mbaron kontrata pas gjashtë muajve dhe është i lirë të flasë me klube të tjera nga ky muaj. Sipas El Chiringuito TV, Ramos i ka thënë presidentit të Real Madridit, Florentino Perez: “Në PSG më kanë thënë se do ta krijojnë një ekip me mua dhe me Mesin”. Ndërkohë, sipas tabloidit britanik “The Sun”, Poçetino synon t’i sjellë në Paris edhe dyshen e Totenhemit Dele Alli dhe Hugo Lloris. Në rast se PSG-ja ia del t’i afrojë lojtarët e lartpërmendur, formacioni i saj startues do të dukej kështu: Hugo Lloris, Kolin Dagba, Markinjos, Serxhio Ramos, Mitshel Baker, Marko Verrati, Idrisa Gueje apo Leandro Paredes, Dele Alli apo Angel di Maria, Lionel Mesi, Nejmar dhe Kilian Mbape. Observatori zviceran i futbollit, CIES ka përditësuar sot listën e futbollistëve më të shtrenjtë në botë dhe këtë vit nuk mungojnë surprizat, duke nisur që nga fakti që yjet si Lionel Mesi e Kristiano Ronaldo jo vetëm nuk janë në krye, por nuk janë as pjesë e 10-shes më të shtrenjtë. CIES bazohet në 5 ligat kryesore europiane dhe llogarit një vlerësim për transferimin e secilit lojtar, përmes një algoritmi që merr në konsideratë disa parametra, si lloji i lojtarit (Kohëzgjatja e kontratës, mosha, statusi, karriera dhe performanca), klubi të cilit i përkasin (niveli sportiv dhe ekonomik) dhe konteksti ekonomik. Kështu algoritmi renditi si futbollistin më të shtrenjtë sulmuesin anglez të Mançester Junajtid, Markus Rashford, i cili është vetëm 23 vjeçar dhe vlera e kartonit të tij prek shifrën e 165.6 milionë eurove sipas CIES. Menjëherë pas tij renditet sulmuesi i Borusias së Dortmundit, Erling Haland, i cili po shkëlqen në Bundesligë dhe me kombëtaren, duke u shndërruar në një makineri golash dhe vlera e kartonit të tij arrin në 152 milionë euro. Duke qenë se i kanë mbetur vetëm 18 muaj kontratë me Paris San Zhermen, ylli francez Kilian Mbape renditet i pesti me 149.4 milionë euro, ndërsa vlen të theksohet se në 10-shen e më të shtrenjtëve nuk bën pjesë asnjë futbollist i kampionatit italian. Sa i përket Serisë A, futbollisti më i shtrenjtë vlerësohet marokeni i Interit, Akraf Hakimi, kartoni i të cilit kap shifrën e 113.7 eurove, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës Lautaro Martinez me vlerë 105.5 milionë euro dhe Matthijs De Ligt me 1047 milionë euro.