BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x
BREAKING NEWS

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen “non grata”, nga politikanët trafikantë, tek ata që ushtrojnë presion ndaj drejtësisë

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e Berishës me komunizmin, nga emërimi sekretar partie, tek aleanca me Ramizin

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e
x

Sport

Pogba i vë kusht Juves 10 mln euro në sezon, Interi bën çmos të mbajë Barelën

Pogba i vë kusht Juves 10 mln euro në sezon, Interi bën

Serie A nuk ka arritur ende në nivelin që të rivalizojë Premier League si kampionati më i fortë dhe më i bukur në botë. Megjithatë, në kampionatin italian Juventusi ka mbajtur lart flamurin e përfaqësimit, duke afruar lojtarë cilësorë dhe duke rivalizuar në Champions League, duke arritur dy herë në finale por pa mundur të fitojë trofeun. Ndërkohë, Juventusi vijon të studiojë tregun, me dëshirën që në janar të bëjë goditje të peshave të rënda, domethënë me emra të spikatur që të forcojë grupin dhe të qëndrojë në pozita pretendenteje. Një nga emrat e lakuar është Pol Pogba, i cili ka qenë më parë pjesë e “Zonjës së Vjetër”, por tani ndodhet tek Mançester Junajtid. ardhja e tij sërish në Serie A kërkon shumë sforco financiare. Kështu, sipas medieve italiane, skuadra e Juventusit duhet t’i ofrojë mesfushorit Pol Pogba pagë vjetore prej dhjetë milionë eurosh për ta kthyer në Torino, ka shkruar të martën “Tuttomercatoëeb”. Bëhet e ditur se Pogba është i gatshëm t’i bashkohet Juventusit në fund të këtij edicioni kur edhe i skadon kontrata me Mançester Junajtid. Mesfushori francez nuk po dëshiron ta rinovojë kontratën me ekipin anglez dhe Juventusi ka mundësinë ta transferojë si lojtarë të lirë në verë nëse ia plotëson kushtet atij. Pogba asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për t’u rikthyer te Juventusi, ekip për të cilin luajti katër sezone dhe fitoi katër tituj kampioni në Serie A. Ai në vitin 2016 iu bashkua Junajtid për 105 milionë euro dhe këtë sezon ka shtatë asistime në nëntë paraqitje në të gjitha garat. Kthimi ose jo tek Juventusi do të varet edhe nga lëvizjet e menaxherit të tij, Mino Raiola, i cili shquhet për lëvizje të befasishme, por mjaft fitimprurëse. Mesfushori është i kërkuar edhe nga klube të njohura në Spanjë si dhe nga Paris San Zhermen në Francë. Ndërkohë, një tjetër klub italian është në ethet e merkatos. Ende pa ardhur janari, klubi i Interit është duke marrë masa që gjithçka të shkojë mirë. Kështu, Interi është duke punuar që t’ia vazhdojë kontratën mesfushorit Nikolo Barelës. Mediat italiane kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit dëshirojnë t’i ofrojnë kontratë të re italianit pas paraqitjeve të mira në edicionin e ri. Barela ka kontratë me Interin deri në vitin 2024. Së fundmi interesim për 24-vjeçarin kanë shprehur Atletiko Madridi dhe Paris San Zhermen. Në shtatë paraqitje në Serie A, këtë edicion Barela ka shënuar një gol dhe ka bërë pesë asistime.