BREAKING NEWS

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në biografi" për etiketimin e mediave si kazanë, a po reflekton kryeministri për arrogancën e ekzagjeruar?

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e Berishës që është ende në fuqi, taktikat e tyre të kërcënimit me dosje, skema që po përdor kryeministri me ndërkombëtarët për të qëndruar në pushtet dhe dy goditjet e rënda që do të marrë ish-pre...

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e
x
BREAKING NEWS

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën dhe oligarkinë ekonomike që e mbështet, ja dosja që nëse hetohet siç duhet nga SPAK e çon kryeministrin pas hekurave, Meta-Berisha kokë e këmbë të zhytur në vj...

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për
x
BREAKING NEWS

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë “gropën” nga qelia Metës për aferën “CEZ-DIA”, SPAK ka sekuestruar celularët e Kryemadhit e fëmijëve të saj me biseda të vitit 2013-2015, pyeten 100 persona, nga të afërm, bashkëpunëtorë dhe mjekë, futet në skaner edhe vi...

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë
x
BREAKING NEWS

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini për kategoritë që përfitojnë rritje page, detajet nga indeksimi i pensioneve dhe periudha kur do të shpërndahet bonusi, do të ketë paketë mbështetëse për shtresat në nevojë, ndihmë edhe për famil...

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x

Sport

Pol Pogba pezullohet për katër vjet nga Tribunali i Antidopingut, lojtari apelon

Pol Pogba pezullohet për katër vjet nga Tribunali i Antidopingut,

Një nga futbollistët më të mirë në botë gjatë 10-15 vjetëve të fundit, Pol Pogba, është pezulluar nga të gjitha aktivitetet sportive deri sa të sqarohet situata e tij në lidhje me marrjen e substancave të palejuara, pra për përdorim dopingu. Gjykata dje e dënoi atë me 4 vjet pezullim nga sporti, por ai ka paralajmëruar furtunë në një tjetër shkallë gjyqësore, e që është Arbitrazhi sportiv i Lozanës. Sikurse raportojnë mediat sportive italiane dhe franceze, një goditje e rëndë ka ardhur dje për Pol Pogbanë. Tribunali Nacional i Antidopingut e ka suspenduar mesfushorin francez për katër vjet me kërkesë të Prokurës së Antidopingut, e cila e kishte kërkuar sanksionimin e futbollistit, i cili kishte rezultuar pozitiv në testin e antidopingut pas ndeshjes Udineze-Juventus të 20 gushtit. Pogba e ka mohuar të ketë përdorur substanca të palejuara, ndërsa e ka lëshuar edhe një komunikatë. “Sot jam informuar për vendimin e Tribunalit Antidoping dhe besoj se vendimi është i pasaktë. Jam i trishtuar, i tronditur dhe i thyer me zemër që më është hequr gjithçka që kam ndërtuar në karrierën time si lojtar profesionist. Kur të jem i lirë nga kufizimet ligjore, historia e plotë do të bëhet e qartë, por unë kurrë nuk kam marrë me vetëdije apo qëllimisht ndonjë suplement që shkel rregullat anti-doping. Si një atlet profesionist, unë nuk do të bëja kurrë asgjë për të përmirësuar performancën time duke përdorur substanca të ndaluara dhe nuk kam mashtruar asnjëherë kolegë atletë dhe mbështetës të ndonjë prej skuadrave për të cilat kam luajtur ose kundër. Si pasojë e vendimit të shpallur sot do ta apeloj këtë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv”, thekson ai. E tash, ish-futbollisti i Mançester Junajtid, përmes avokatëve të tij do të bëjë ankesë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, shkruajnë mediat italiane. Siç thamë, në vijimësi Pogba e ka mohuar të ketë përdorur substanca të palejuara, por kjo nuk e ka ndihmuar që të përjashtohet nga futbolli dhe 30 vjeçari s’do të ketë të drejt loje deri në vitin 2028. Nuk dihet ende nëse me këtë rast do të marrë fund karriera e ish-përfaqësuesit francez, i cili ndërkohë po shpreson që t’i zbutet ky dënim pas ankesës që do ta bëjë në CAS. Nga ana tjetër, sikurse dihet, Pogba kishte probleme me lëndime në vitet e fundit dhe me rënie të formës, ndërsa në Juventus u rikthye si lojtar i lirë pas eksperiencës jo dhe aq pozitive me “Djajtë e Kuq”.