
Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese” që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Pol Pogba rezulton pozitiv në testin antidoping, rrezikon të mbyllë karrierën

Shkruar nga Adriatik BALLA 12 Shtator 2023

Dopingu cilësohet si një nga dramat e mëdha të kohës tonë në sport. përdorimi i substancave të ndaluara është më i ndjeshëm e në raste më të shumta në sportet individuale, ku rivaliteti dhe adrenalina është shumë e madhe, por nuk kanë munguar rastet e përdorimit të dopingut edhe në radhët e skuadrave të futbollit. Vite më parë Reali i Madridit akuzonte Barcelonën se lojtarët e saj përdorin substanca, por UEFA, sado që bëri kontrolle nuk kapi ndonjërin. Madje në futboll rastet e dopingut janë me pikatore. Por së fundmi vjen një lajm interesant nga Italia, që ka shokuar Juventusin dhe jarin prej lojtarëve yje të skuadrës, francezin Pol Pogba. Ky i fundit rezulton se ka përdorur substanca të ndaluara dhe nëse e nxjerrin fajtor edhe analizat e testit B, atëherë ai rrezikon të pezullohet dy vjet dhe të tërhiqet përfundimisht nga futbolli. Madje mund të mbyllë karrierën me një njollë turpi. Kështu, referuar medieve sportive italiane, Pol Pogba ka rezultuar pozitiv për testosteron në një test të zakonshëm dopingu të bërë pas ndeshjes së Juventusit ndaj Udinezes. Ndeshja ishte zhvilluar më 20 gusht, teksa ishte fituar nga “Zonja e Vjetër” me rezultatin 0:3. Pogba nuk u aktivizua fare në atë ndeshje, duke qëndruar në bankën e rezervistëve. Megjithatë, francezi ishte një nga lojtarët e zgjedhur për t’iu nënshtruar testeve të dopingut dhe doli se kishte nivele të larta të testosteronit. Një mostër e dytë e testit tani duhet të kontrollohet përpara se të mund të thuhet se ai ka përdorur doping. Nëse testi pozitiv konfirmohet, Pogba do të gjykohet nga gjykata kombëtare antidoping nëse nuk zgjidhet një marrëveshje për pranimin e fajësisë. Përjashtimi, në rastet e dopingut, arrin deri në dy vjet, dënim që mund të shkojë në katër në rast të vërtetimit se substanca e ndaluar është marrë me qëllim. Bazuar në rastin e fundit në Serinë A, ku u përfshi Palomino i Atalantës, i cili më vonë u lirua pasi humbi katër muaj, francezi i Juventusit duhet të pezullohet për shkeljen e neneve 2.1 dhe 2.2, ato që kanë të bëjnë me “praninë e një substancë e ndaluar” dhe “përdorimin ose tentativën e përdorimit të një substance të ndaluar”. Pas sfidës së Udines, ku nuk doli në fushë, Pogba luajti 52 minuta mes sfidave me Bolonjën dhe Empolin, para se të zëvendësohej për shkak dëmtimi në ndeshjen kundër toskanëve. Pikërisht në këtë kohë të vështirë për të, Pogba, i cili ka pranuar se ka menduar edhe tërheqjen nga futbolli, është në kërkim të ringritjes, por me daljen e çështjes së dopingut e ardhmja e tij në fushën e gjelbër mbetet e dyshimtë.
Më të lexuarat


Habit Balotelli! Ja çfarë bëri italiani me skuadrën e tij të re...(Video)

Ksavi bën 100 ndeshje në krye të Barçës, pret akoma më shumë sukses në krye të katalanasve

Skënderbeu mund Partizanin dhe shfaqet si pretendent, Teuta befason Egnatian kryesuese

Inzagi “elozhe për Kristjan Asllanin: Kemi investuar shumë për të, duhet të vazhdojë në këtë rrugë

Ngjarje e tmerrshme! Ultrasit sulmojnë për vdekje tifozen e ekipit rival

I zuri vendin Armand Duka në UEFA, FIFA merr vendimin ndaj Rubiales

100-vjetori i Lituanisë në FIFA bën bashkë Armand Dukën dhe Gianni Infantino-n

Zhgënjejnë djemtë e PSG-së, gjigandët francezë befasohen nga vendi i parafundit

Situata te Roma, flet Jose Mourinho: S’jam unë përgjegjësi, ndaj Frosinones nuk ka justifikime

Sfida mes Napolit dhe Lecce-s, ja skuadra që triumfoi
