BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Sport

Pol Pogba thumbon Hoze Murinjon: Me Solskjaer Junajtid po “fluturon”

Pol Pogba thumbon Hoze Murinjon: Me Solskjaer Junajtid po “fluturon”

Hoze Murinjo u shkarkua nga Mançester Junajtid edhe në bazë të marrëveshjes së arritur më pas për prishje të njëanshme të kontratës, tekniku portugez do të përfitojë afërsisht 18 mln euro. Shkaku i shkarkimit ishin rezultatet e dobëta, por dihet tashmë se Murinjo kishte një raport të vështirë me lojtarët e tij dhe këta të fundit ishin bërë një grup i bashkuar kundër trajnerit dhe arriti puna deri atje sa ky grup të ndikonte që Murinjo të largohej përfundimisht. Ardhja e teknikut të ri Solskjaer ka sjellë ndryshimin e gjendjes dhe afrimin e Junajtid me kryesuesit, duke qenë në garë plotësisht për top-4, pozicione që sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve. Pra me Solskjaer skuadra e Mançester Junajtid po “fluturon”, duke treguar se problemi i mëparshëm ishte raporti i trajnerit me futbollistët. Ndërkohë, mesfushori francez Pol Pogba, nuk ka hezituar dhe një herë tjetër të thumbojë ish-teknikun portugez, por këtë herë në një formë ndryshe, duke gjetur të lavdërojë Solskjaerin për suksesin e arritur në pak javë. Në fakt, raporti i krisur dhe debati i tyre i përshkallëzuar në dhomat e zhveshjes mes francezit Pogba dhe portugezit Murinjo te “Djajtë e Kuq” nuk ishte sekret. Por me sa duket, Pogba nuk e ka kaluar ende dramën emocionale të shkaktuar nga ish-trajneri, të cilit i rikthehet sa herë që ka mundësi për ta thumbuar. Kështu, në një prononcim të fundit, mesfushori i talentuar i Junajtid ka bërë edhe një herë tjetër krahasimin mes ish-teknikut të tij dhe atij aktual në stolin e klubit të “Old Trafford”. Tashmë vijmë më një tjetër stil lojë, e kemi më shumë në zotërim topin, jemi më të orientuar drejt sulmit si dhe kemi një element të shtuar që ndikon pozitivisht tek ne. Me pak fjalë, kemi një skemë të mirëpërcaktuar. Diçka që ka shumë rëndësi në këtë sport, për mua personalisht dhe për të gjithë skuadrën. Me Solskjaer në stol gjithçka është më e lehtë. Në të vërtetë, që nga mbërritja e teknikut norvegjez në stolin e “Djajve të Kuq”, Mançester Junajtid ka ndryshuar marshin e vrapimit, duke siguruar deri më tani 6 fitore në 6 ndeshjet e zhvilluara, ndërkohë që vetë Pogba duket sikur ka rilindur, duke numëruar 4 gola dhe 5 asistime në 5 takime. “Jemi optimistë tanimë që po rigjejmë veten, duke iu afruar akoma më shumë ekipeve kryesueseve. Na nevojiteshin pikë dhe tani vërtetojmë se jemi në gjendje të mundim rivalët e mëdhenj. Fjalët e tij i referohen pikërisht asaj fitoreje ndaj Totenhemit në fundjavë, që rikthen Junajtid në një kandidat potencial edhe në garën për garën e Championsit. Me trajnerin e ri Solskjaer, Junajtid nuk e njeh humbjen dhe kjo ecuri pozitive ka nisur të ngrejë dyshimet për aftësinë e Murinjos për të përballuar psikologjikisht skuadrat që merr për të trajnuar. Të njëjtin problem tekniku portugez e ka pasur edhe tek dy klube të tjera, si Reali i Madridit dhe Çelsi./Adriatik BALLA