BREAKING NEWS

“Krenar për fitoren e thellë”/ Mjeku i njohur Petrit Vargu që u shkarkua nga detyra jep lajmin fantastik: Së shpejti...

“Krenar për fitoren e thellë”/ Mjeku i njohur Petrit Vargu
x
BREAKING NEWS

Kujt i kalon trualli i Teatrit Kombëtar? Qeveria merr vendimin e menjëhershëm, ja çfarë përcakton VKM-ja

Kujt i kalon trualli i Teatrit Kombëtar? Qeveria merr vendimin e
x
BREAKING NEWS

Përgjaken rrugët e vendit që në mëngjes/ Aksidenti tragjik iu merr jetën dy të rinjve. Policia zbardh detajet e rënda

Përgjaken rrugët e vendit që në mëngjes/ Aksidenti
x
BREAKING NEWS

SHBA ultimatum për likuidimin e Berishës nga politika, Kim 1 muaj afat Bashës për të spastruar partinë nga mbetja e fundit e komunizmit në Parlamentin e ri

SHBA ultimatum për likuidimin e Berishës nga politika, Kim 1 muaj afat
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Sali Berisha anti-amerikani më i madh në vend, në 30 vite ka pasur vetëm përplasje me Uashingtonin

Kreshnik Spahiu: Sali Berisha anti-amerikani më i madh në vend,
x

Sport

Polemika në Kombëtare, Asani presion Rejës: Nëse nuk më fton Shqipëria, kaloj tek Maqedonia

Polemika në Kombëtare, Asani presion Rejës: Nëse nuk më

Trajneri Edi Reja ka luajtur në këtë edicion të ri kualifikues vetëm 3 ndeshje zyrtare eliminatore për Botërorin e Katarit 2022. Dy fitore me Andorrën dhe San Marinon si dhe një humbje me Anglinë. Në fakt me pikët është “ok”, por loja e skuadrës la për të dëshiruar. Edhe në dy miqësoret e qershorit, atë ndaj Uellsit (0-0) dhe ndaj Republikës Çeke (humbëm 2-0) loja e ekipit nuk u ngjit në lartësinë e duhur. Trajneri pretendon se ka bërë gjëra të mira dhe është i kënaqur me grupin, por pakënaqësitë e shumë lojtarëve rreth tij janë të mëdha. Jo vetëm kaq, por nisur nga ftesat që ka bërë, duket se ka mjaft të tjerë që kanë dashur të marrin vëmendjen e tij por që nuk ia kanë dalë, duke vënë në shënjestër trajnerin për përzgjedhjet që ka bërë. Një prej tyre është sulmuesi Jasir Asani, lojtar që ka luajtur dhe spikatur me Partizanin dhe tani që ka kaluar në Hungari, ka shpërthyer në këtë drejtim, duke bërë edhe presion, që nëse nuk e fton Reja, atëherë ai do të zgjedhë të luajë për përfaqësuesen e Maqedonisë (kujtojmë që Asani është djalë nga Shkupi).

Lëvizja në Hungari dhe apeli i nënkuptuar për Rejën në Kombëtare

Futbollisti me tipare sulmuese, Jasir Asani, është tashmë lojtar i Kisvardës në elitën hungareze, teksa shpreson që falë performancave të tij, të marrë edhe një ftesë nga kombëtarja e Shqipërisë. Ftesë të cilën ish-lojtari i Partizanit e pret prej kohësh, ndërsa së fundmi duket edhe i lodhur nga pritja e gjatë. Duke folur në emisionin “Euro Dribling”, Asani ka një sqarim domethënës. “Unë isha te moshat e Maqedonisë dhe pastaj erdha ftesa e Shqipërisë. E pranova me qejf se çdo shqiptar kudo është ka dëshirë të luaj për Kombëtaren e Shqipërisë. Megjithatë unë do ta pres tani dhe do ta respektoj edhe ftesën e Maqedonisë po erdhi. Dëshira ime dhe e familjes është që të vijë sa më shpejtë nga Shqipëria. Por nëse e para vjen nga Maqedonia do ta mendoj. Nuk e refuzoj dot se kam 4 vite te Partizani dhe në gjithë këtë kohë ka pasur shumë miqësore Shqipëria dhe nuk ka hedhur sytë”, u shpreh Asani.

Strakosha në udhëkryq, Në Kombëtare s’është më i sigurt

Portieri kuqezi, Thomas Strakosha, edhe pse doli jashtë planeve të klubit bardhekaltër në vitin e fundit, ka shumë admirues në Itali dhe klube të ndryshme janë të gatshme të përfitojnë nga kjo mundësi që u është shfaqur për të siguruar firmën e 26-vjeçarit shqiptar. Në ditët e kaluara u fol për një interesim konkret të Bolonjës për gardianin kuqezi, meqë klubi do të largojë Skorupskin gjatë verës. Por në Itali shohin edhe një skuadër me emër si Torino që interesohet për të. Torino ka afruar Nikola Juriç si trajner në këtë edicion, pasi synon që të kthehet përsëri një skuadër me pretendime në kampionat, të paktën sa i përket pozicionimit në një vend që garanton pjesëmarrjen në Europë. Trajneri ka në planin e kërkesave të tij edhe përforcimin e katërkëndorit për një cikël të ri e kështu, klubi po mendon afrimin e një portieri me cilësi të provuara. Emri i Strakoshës duket si profili i duhur dhe torinezët janë gati të firmosin me portierin shqiptar.