BREAKING NEWS

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë, zbardhet shifra: Ja sa të infektuar me koronavirus u shënuan ditën e sotme

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së
x

Sport

Porrini mbron Rejën nga kritikat: Ka lënë gjurmë kudo ku ka drejtuar

Porrini mbron Rejën nga kritikat: Ka lënë gjurmë kudo ku ka

Ndeshjet e zhvilluara nga përfaqësuesja jonë në eliminatore e Botërorit të Katarit, në grupin I kualifikues, në fazën e parë të garës, nuk kanë qenë aspak cilësore dhe nuk kanë lënë shije të mirë. Në fakt, përballë ishin modestët e Andorrës dhe San Marinos, ku objektivi kanë qenë 6 pikë dhe objektivi është realizuar, por loja e skuadrës la për të dëshiruar dhe kuqezinjtë nuk treguan shenja të një skuadre të madhe, për të mos thënë se pati probleme të mëdha në planin tekniko-taktik. Kritikat u adresuan tek trajneri Edi Reja, i cili nuk ka mundur të krijojë një grup bërthamë që do të mbante peshën e skuadrës. Luajti me formacione të ndryshme në ndeshje të ndryshme, ekipi nuk kishte bosht dhe shumë lojtarë u dëmtuan ende pa ardhur mirë në grumbullim, duke rritur dyshimin për cilësinë dhe formën e tyre. Reja mori kritika për lojën e dobët të skuadrës dhe prej disa ditësh ai është hedhur në aksion, duke ndjekur lojtarët e rinj shqiptarë, me shpresën se do të gjejë elementët e duhur për duelet e radhës, ku në fillim janë miqësoret e qershorit e më pas në shtator vijnë duelet zyrtare, po për kualifikueset e Botërorit “Katar-2022”. Por trajnerin Reja e ka mbrojtur zëvendësi i tij, Serxhio Perrini, i cili theksoi ndër të tjera se Reja ka spikatur në çdo skuadër ku ka drejtuar,m veçmas tek Atalanta, duke e ngritur atë skuadër nga hiçi në një makineri të fuqishme, që para se të vinte në krye të saj Gasperini.

Porrini: Atalanta u ngrit që kur e drejtoi Reja

Zv/trajneri i përfaqësueses kuqezi, Serxhio Porrini, është një bashkëpunëtor i ngushtë i trajnerit të kombëtares, Edi Reja, teksa kanë ndarë shumë eksperienca në karrierën e tyre. Së fundmi, Porrini ka folur për kohën kur me Rejën ishin te Atalanta duke theksuar se edhe në atë periudhë bergamaskët kishin lojtarë të mirë, por vitet e fundit shoqëria italiane ka shtuar edhe më shumë cilësinë. Sakaq, Porrini ka komentuar mbi Andrea Pirlon, i cili po përjeton vitin e parë si trajner te Juventus. “Askush nuk e priste një rritje të tillë të Atalantës, por nuk më surprizon. Isha pjesë e stafit të trajnerit Edi Reja, që ishte trajner para Gasperinit. Edhe në atë kohë kishte shumë lojtarë të mirë, por në vitet e fundit shoqëria ka shtuar lojtarë me shumë cilësi teknike. Sa i përket zgjedhjes së Pirlos nga Juventus, për mua ishte një bast. Jo gjithmonë një kampion mund të bëhet trajner i mirë. Por, ka zgjedhur një projekt të gjatë dhe i duhet dhënë edhe mundësia për të gabuar”, theksoi ndër të tjera Porrini.

Sulmuesi/ Broja lojtar me të ardhme, synon të fitojë Kupën në Holandë

Viteshe do të luajë ditën e diel ndaj Ajaksit për finalen e Kupës së Holandës. Ekipi ku aktivizohet edhe Armando Broja do të mundohet të bëjë surprizën ndaj gjigandëve të futbollit holandez, teksa vështirësia do të jetë e nivelit maksimal. Sakaq, për të motivuar ekipin e tyre të zemrës në këtë betejë të vështirë, tifozët e Viteshes kanë menduar një spektakël fishekzjarresh mbi urë. Një pamje shumë e bukur e cila ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ndërsa sulmuesi i kombëtares, Broja dhe shokët e tij tashmë kanë detyrën për t’i kënaqur përballë Ajaks. Vlen të theksohet se Broja është lojtari kryesor i Viteshes në ofensivë teksa lojtari në pronësinë e Çelsit ia ka dalë të shënojë nëntë gola në kampionat, madje duke dhuruar edhe dy asiste. Duhet theksuar se Broja, me performancën cilësore të tij, tërhoqi shpejt vëmendjen e trajnerit Edi Reja dhe e ka fituar një vend në KOmbëtare, duke qenë pjesë rregullisht e ftesave të trajnerit dhe madje ka marrë edhe minuta në disa ndeshje. Por në grumbullimin e fundit ai pësoi një dëmtim të lehtë dhe u detyrua të “hapë krahun”, por ambiciet e lojtarit janë që të kthete në Premier League dhe të bëhet pjesë e formacionit të parë të skuadrës së madhe të Çelsit.