BREAKING NEWS

"Grupi Alibeaj po sponsorizohet nga pushteti", gazetari plas deklaratën dhe zbardh prapaskenat

"Grupi Alibeaj po sponsorizohet nga pushteti", gazetari plas
x
BREAKING NEWS

"Ka rënë imuniteti i..."/ Gazetarët nxjerrin detajet e forta për kokainën në Fier: Drejtuesit s’jetojnë dot më të qetë

"Ka rënë imuniteti i..."/ Gazetarët nxjerrin detajet e
x
BREAKING NEWS

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e bujshme: Ja sa kohë kishte në Shqipëri, ishte destinuar për...

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e bujshme: Ja sa kohë
x
BREAKING NEWS

Droga në Frakull të Fieri, gazetari ngre dyshimet dhe paralajmëron: Grupet po sofistikohen, SPAK punon me standard të dyfishtë

Droga në Frakull të Fieri, gazetari ngre dyshimet dhe
x
BREAKING NEWS

Kërkon Bashkinë e Tiranës, befason kandidati i PD-së: Nuk do votoj asnjë në primare, opozita po shkon drejt turpërimit

Kërkon Bashkinë e Tiranës, befason kandidati i PD-së: Nuk do
x
BREAKING NEWS

Pamjet mbreslënëse, Burj Khalifa “vishet” Kuq e Zi për të uruar Pavarësinë e Shqipërisë (VIDEO)

Pamjet mbreslënëse, Burj Khalifa “vishet” Kuq e Zi
x
BREAKING NEWS

E konfirmon vetë zyrtari, kërcënohet me jetë ministri shqiptar, zbardhen detajet (EMRI)

E konfirmon vetë zyrtari, kërcënohet me jetë ministri
x
BREAKING NEWS

Avokat Ngjela lëshon thirrjen e fortë: Nëse e shikoni një të tillë, kurrë mos iu afroni, përcilleni me përbuzje dhe përçmim

Avokat Ngjela lëshon thirrjen e fortë: Nëse e shikoni një
x

Sport

Portieri/ Tafas i Kukësit i nënshtrohet operacionit, kthehet në janar

Portieri/ Tafas i Kukësit i nënshtrohet operacionit, kthehet në

Kukësi është një skuadër me ambicie, por në dy vitet e fundit skuadra verilindore nuk ia ka dalë të imponohet, e jo vetëm kaq, por Kukësi nuk mundu në sezonin aktual të ishte as pjesëmarrës në kompeticionet e UEFA-s, ashtu sikurse kishte bërë për shumë vite radhazi. Por këtë sezon skuadra kuksiane ka pasur një start të dobët, ku për nisjen e dobët u shkarkua fillimisht trajneri Skënder Gega, e tani ndodhet nën presion trajneri Dobi, por sërish Kukësi ka probleme, si pasojë e mungesës së qëndrueshmërisë në lojë e rezultate. Së fundmi vjen një tjetër problem me një nga lojtarët. Mësohet se portieri i Kukësit, Angelo Tafas i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në menisk, pas një dëmtimi që ai ka pësuar në stërvitje. Gjithçka ka përfunduar me sukses, ndërsa periudha e rikuperimit për 22-vjeçarin pritet të zgjasë rreth dy muaj. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi i Kukësit ka bërë të ditur për tifozët se “gardiani” Tafas pritet të rikthehet në skuadër në muajin janar. “Portieri Angelo Tafas i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në menisk, pas dëmtimit që ka pësuar pak ditë më parë në stërvitje. Gardiani i portës sonë e ka kaluar me sukses këtë sfidë dhe në janar pritet t’i bashkohet skuadrës . Rikthehu edhe më i fortë”. Tafas ka qenë titullar i padiskutueshëm këtë sezon me verilindorët e Dobit. Ai ka luajtur 11 ndeshje të plota në kampionat dhe dy në Kupë. Vetëm në sfidën e fundit përballë Kastriotit, portieri nuk ishte pjesë e skuadrës. Mbetet të shihet si do të shkojë rikuperimi, por edhe përgatitja e Kukësit në këtë periudhë të pushimit për shkak të Botërorit të Katarit. Sigurisht që verilindorët duan që të maksimizojnë forcën e grupit falë përgatitjes intensive dhe miqësoreve që do të bëhen në këtë periudhë 3 javore.