BREAKING NEWS

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH, mbështeti Kinën dhe u angazhua kundër presidentit amerikan

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH,
x

Sport

Portugalia merr “shembull” Shqipërinë, rikthen Primeirën e saj më 4 qershor

Portugalia merr “shembull” Shqipërinë, rikthen

Portugezët kanë pasur mbi 1200 viktima nga koronavirusi e afro 28 mijë të prekur, por kjo nuk e pengon këtë vend t’i rikthehet futbollit

Shqipëria caktoi 3 qershorin si datë për rinisjen e kampionatit, por duket se një tjetër vend europian po e merr shembull FSHF-në. Pikërisht Portugalia e futbollit cilësor vendos të kthejë kampionatin e saj një ditë pas atij shqiptar, pra më 4 qershor. Kjo ndodh ngaqë forca e virusit në Portugali ka rënë ndjeshëm ditët e fundit, paçka se vetë Portugalia është një nga 25 vendet më të prekura nga Covid-19, me 1200 viktima. Dihet që kampionati luzitan përfaqëson një ndër kompeticionet më të fortë në Kontinentin e Vjetër dhe klasifikohet menjëherë pas 5 ligave kryesore në Angli, Spanjë, Itali, Gjermani dhe Francë, sidoqoftë pas bisedave dhe përpjekjeve të shumta drejtuesit më në fund shpallën edhe datën e rifillimit. Bëhet fjalë për datën 4 qershor, pra afërsisht tre muaj pas momentit kur u ndërprenë ndeshjet dhe u ashpërsuan masat shtrënguese për shkak të pandemisë së koronavirusit. Drejtuesit konfirmuan se liga portugeze do të rifillojë pikërisht me ndeshjet e javës së 25, më datë 4 qershor. Në një komunikatë të veçantë drejtuesit shpjeguan se pas shumë përpjekjeve dhe debateve, gjithçka do të rikthehet në fillim të muajit qershor, kuptohet nën masa të rrepta që duhen zbatuar nga lojtarët apo dhe stafet përkatës të klubeve pjesëmarrës. Natyrisht pra është një protokoll që duhet respektuar dhe janë një sërë masash mbrojtëse që duhen zbatuar për të mundësuar kthimin në normalitet, masa që sigurisht do të influencojnë edhe në mospërhapjen e virusit COVID-19 në vendin iberik. Kryeministri i vendit luzitan Antonio Kosta çeli dritën jeshile që muajin e kaluar për rikthimin e kampionatit. Fillimisht u propozua data 30 maj, gjithsesi tani takimet do të startojnë disa ditë më vonë, por në mënyrë të kuptueshme kushti i zhvillimit të ndeshjeve pa spektatorë mbetet. Marrëveshja e arritur u sigurua pas një bashkëpunimi të gjatë dhe takimeve ndërmjet drejtuesve të Federatës Portugeze të Futbollit si dhe përfaqësuesve të sektorit të shëndetësisë. Në bazë të kësaj marrëveshjeje do të ketë inspektime të vazhdueshme në stadiume dhe kontrolle të mëtejshme mjekësore për gjendjen e futbollistëve. Liga e Parë Portugeze u ndërpre në fillimin e muajit mars, kur skuadrat kishin luajtur nga 24 ndeshje. Kur kanë mbetur edhe 10 javë kampionat për t’u luajtur ky kompeticion kryesohet nga Porto, që udhëheq ligën me vetëm 1 pikë më tepër se sa kampionët në fuqi të Benfikës. “Dragonjtë” janë duke përjetuar një krizë të thellë financiare, sidoqoftë deri në fund të këtij edicioni pritet një betejë e ashpër me rivalët e përjetshëm nga kryeqyteti, për më tepër “shqiponjat” e Benfikës kanë fituar 5 nga 6 kampionatet e fundit në këtë vend. Skuadra e drejtuar nga trajneri Serxho Konceicao madje ia ka dalë mbanë për t’i fituar që të dyja përballjet ndërmjet tyre: 0-2 brenda në “da Luz” dhe 3-2 në shtëpi, në stadiumin “Dragao”. Portugalia është vendi I 23 më I prekur në rruzull nga pandemia e koronavirusit dhe shteti luzitan numëron 28.000 raste, prej të cilëve kanë humbur jetën afërsisht 1.200 persona.