Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pranohet padia e Panuçit, gjykata 30 ditë kohë Nishanit të përgatisë mbrojtjen

Postuar: 18/09/2018 - 07:27

Midis trajnerit të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Kristian Panuçi, dhe ish-presidentit të Republikës Bujar Nishani, do të ketë një gjyq civil, pasi tekniku italian i përfaqësueses e ka akuzuar ish-kreun e shtetit për fyerje dhe i kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim. Shkak bëhen komentet në llogarinë e ish-presidentit në facebook, ku ai e quan Panuçin sharlatan që po shkatërron ekipin kombëtar. Ky koment në dukje shprehje e një mendimi krejt personal, por jo fort i gjetur për staturën e ish-kreut të shtetit, ka irrituar Panuçin që dëshiron t’i shkojë kësaj çështjeje deri në fund. Dhe dje erdhi lëvizja e radhës nga trajneri i kombëtares kuqezi, i cili ka riformuluar sipas kërkesave që i kishte parashtruar gjykata ka riformuluar padinë ndaj ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ku i kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim. Padia e parë u kundërshtua nga gjykata se ishte e parregullt. Këtë herë, gjyqtarja Anila Karanxha e ka konstatuar të saktë padinë e Panuçit dhe i ka lënë 30 ditë kohë palës së paditur, ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishani, që të përgatisë mbrojtjen si dhe të paraqesë provat e tij. Pasi të dyja palët në proces të kenë sjellë provat dhe argumentet e tyre ligjore, gjyqtarja Anila Karanxha do të caktojë një datë për seancën gjyqësore. Padia civile e trajnerit të Kombëtares Panuçi ndaj ish-presidentit Nishani, erdhi pas një reagimi të Nishanit në rrjetet sociale pas ndeshjes miqësore Kosovë-Shqipëri, ndeshje në të cilën Shqipëria u mund me rezultatin 3-0. Ish-kreu u shtetit e etiketonte sharlatan trajnerin italian. Për këtë reagim të ish-presidentit të Republikës, trajneri i kombëtares kërkon 100 mijë euro në formë dëmshpërblimi për dëmin moral që i është shkaktuar figurës së tij në publik. Nga ana tjhetër, duket se edhe Nishani mund ta padisë trajnerin për përdhosje të simboleve kombëtare.

Qëndrimi i Armand Dukës për padinë e Panuçit

Presidenti i federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një qëndrim të tij për “Zona Gol” në “Supersport” pasditen e së dielës, theksoi se nuk ka ndërmend ta shkarkojë trajnerin Panuçi, pasi ai ka dhe dy ndeshje të për të luajtur dhe skuadra është brenda objektivave të veta për të qenë e para në grup. “Duhet të mendoj pozitivisht, që do ti fitojmë dy ndeshjet e radhës. Ne pretendojmë të dalim të parët në grup”, tha shkurt Duka. Më pas ai dha një koment pse kishte zgjedhur në krye të Kombëtares një trajner pa eksperiencë të mjaftueshme si Panuçi, edhe pse ishte një emër i madh i futbollit. “E zgjodha sepse ne erdhëm pas një suksesi të madh dhe mendohet që pas suksesit ka eufori. Skuadra ka nevojë për një lloj autoriteti për ta menaxhuar. Meqë ishte një emër i madh i futbollit, një autoritet, mendova se do ta manaxhonte ekipin pas këtij suksesi. Po të kisha mundësi, do të merrja një emër të madh edhe me 20 vite eksperiencë”, theksoi më tej Duka. Në lidhje me hedhjen në gjyq të ish-presidentit Bujar Nishani nga trajneri Kristian Panuçi, presidenti i federatës tha se nuk i ka pëlqyer as komenti i Nishanit e as padia e Panuçit. “Me këtë pyetje më vë në vështirësi, sepse është ish-presidenti im. Të jem i sinqertë, nuk më ka pëlqyer komenti i Bujar Nishanit. Nuk do t’ia lejoja vetes kurrë t’i thosha dikujt sharlatan. Unë nuk do të isha dakord të çoja në gjyq ish-presidentit tim”, shtoi njëshi i FSHF-së. Në fund Duka mohon që të ketë pakënaqësi të lojtarëve ndaj trajnerit Panuçi, edhe pse nuk e përjashton mundësinë që të ketë ndonjë qëndrim që mund të ketë ngjallur ndonjë sjellje jo korrekte të ndonjë futbollisti. “Ekipi kombëtar nuk ka senatorë, por ka kontributorë. Duhen falënderuar edhe për kontributin e tyre me Skocinë. Nuk ndodh me ekipin shqiptar që senatorët të ankohen për trajnerin. Mund të jenë këto pakënaqësitë për lidhjet direkte të munguara të medias”, përfundoi Duka. 

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2018 - 14:14

Ai është katër herë kampion në sportin e Wrestling, por që fatkeqësisht i duhet që të largohet prej tij.

Postuar: 23/10/2018 - 11:31

Skuadra e Interit po kalon momente të mira këtë sezon në garat si brenda Italisë ashtu edhe ato e

Postuar: 23/10/2018 - 10:37

Cristiano Ronaldo doli dje në një konferencë për shtyp para mediave, ku foli për sfidën e ditës s

Postuar: 23/10/2018 - 07:37

 Lionel Messi pritet të jetë jashtë fushave rreth tri javë pasi ka thyer bërrylin gjatë ndes

Postuar: 23/10/2018 - 07:18

Ylli brazilian i Paris Saint Germain, Nejmar, mësohet se kishte kërkuar të rikthehej në Barcelonë

Postuar: 23/10/2018 - 07:17

Flamurtari mori një fitore të çmuar 1-0 mbrëmjen e djeshme në Vlorë përballë Tiranës, në një taki

Postuar: 22/10/2018 - 22:56

 Akuzat për përdhunim duket se nuk kanë ndikuar aspak në humorin e Cristiano Ronaldos.