BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Preiti shuan sherrin te Partizani, shiritin e kapitenit e cakton trajneri

Preiti shuan sherrin te Partizani, shiritin e kapitenit e cakton trajneri

Partizani ka një shqetësim të brendshëm që lidhet me shiritin e kapitenit. Dhe ky problem vjen vetëm pak kohë para se të luhet ndeshja më e rëndësishme e javës së dytë të Superiores, ajo përballë Kukësit, programuar të zhvillohet në “Selman Stërmasi” në kryeqytet mbrëmjen e së hënës. Partizani vjen nga një zhgënjim i madh i javës së kaluar ku humbi përballë Laçi 2-0 dhe kërkon të bëjë kthesën e duhur, duke pasur objektiv të vetëm fitoren. Vendimi i Alban Hoxhës për të dorëzuar shiritin e kapitenit, pas dënimit për thyerjen e disiplinës, nuk pritet të sjellë ndryshime rrënjësore në hierarkitë e Partizanit. Kjo është garancia e drejtorit sportiv të të kuqve, Antonelo Preiti, me gradat e zv.kapitenëve mbahen nga Idriz Batha dhe Labinot Ibrahimi. “Brenda skuadrës ka hirearki, ka lojtarë të cilët luajnë me klubin prej vitesh. Klubi do të vazhdojë të ndjekë të njëjtën rrugë, në bazë të kombësisë dhe metodave që janë përdorur më parë”, është shprehur Preiti. Enigma se cili lojtar do të jetë kapiten pritet të zgjidhet në ndeshjen e së hënës ndaj Kukësit. Gjithçka në bazë të zgjedhjeve teknike të trajnerit Juliano, ndërsa drejtori sportiv këmbëngul se rezultatet në fushë kanë më tepër, pasi të jesh lider, nuk do të thotë të mbash domosdoshmërisht shiritin. Por analiza që bëjnë krerët e stafit teknik e drejtues duket se nuk gjejnë mbështetjen e grupit, përderisa situata është ndezur së tepërmi. “Besoj se nuk ka shumë rëndësi se cili do të jetë kapiten ndaj Kukësit. E rëndësishme është të luajmë futboll të bukur dhe të marrim rezultat kundër kampionëve të sezonit të kaluar. Nuk do të ketë ndryshime rrënjësore dhe për rrjedhojë kapiteni do të përzgjidhet në bazë të vendimeve të trajnerit rreth faktit se cilët futbollistë do të zbresin në fushën e lojës”, shtoi më pas Preiti.

Adorian me shqetësime, Partizani në alarm

Sulmuesi Kristian Adorjan mban në ankth Partizanin për sfidën e së hënës me Kukësin. I vlerësuar maksimalisht në debutimin në Kategorinë Superiore, sulmuesi hungarez vuan nga pubalgjia. Shqetësimet erdhën pas ndeshjes së Kupës, të fituar në fushën e Naftëtarit, ndërsa 24-vjeçari po stërvitet i diferencuar edhe është në garë me kohën. Stafi mjekësor i të kuqve pritet të japë një verdikt përfundimtar rreth aktivizimit të Adorjan vetëm gjatë kësaj të diele. Mungesa e lojtarit të rritur në Akademinë e Liverpulit do të rriste vështirësinë e sfidës së të hënës. Kjo edhe për faktin se përballë një prej rivalëve direkt në kampionat, Mark Juliano nuk do të ketë në dispozicion as mbrojtësin Arbnor Fejzullahi, i cili pritet të qëndrojë dy deri në tre javë larg fushave të lojës. Në pritje të Adorjan, trajneri përzien kartat dhe vazhdon të mos japë asnjë indicie rreth atij që mund të jetë formacioni titullar i të kuqve. Fshehtësi maksimale, edhe sepse sfida me Kukësin shërben për të harruar zhgënjimin me Laçin në start. Tre pikët përballë kampionëve në fuqi do të shërbejnë për të kthyer humorin dhe për të konfirmuar pretendimet e të kuqve për titullin në këtë sezon. Asgjë nuk do të jetë e lehtë, por me Edgar Çanin që pas debutimit me gol në Kupë pret rastin për të luajtur titullar në sulm dhe rikthimin mes shtyllave të Alban Hoxhës, skuadra jep garanci. Juliano e ka vëzhguar në stërvitje me portierin që ishte maksimalisht i angazhuar. Alban Hoxha fluturonte në portë, duke treguar se mbetet një element shumë i rëndësishëm i skuadrës, ndërsa Partizani synon të nisë fluturimin në kampionat pikërisht përballë kampionëve në fuqi. Gjithçka mbetet e hapur, megjithëse problemi që ka shkaktuar shiriti i kapitenit nuk pritet të kalojë lehtë, për më tepër që në garë për të qenë lider grupi mund të futet edhe sulmuesi Edgar Çani, por emri i tij për momentin nuk përmendet si favorit. Sukaj shihet gjithashtu si alternativë e mundshme.

Adriatik BALLA