Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Premier/ Çelsi rikthehet tek fitorja, vendos Morata me tre gola

Postuar: 24/09/2017 - 07:43

Premier po njeh forcën e ekipeve të mëdha e pretendente për titull. Kështu, Skuadra e Antonio Kontes, Çelsi, ka arritur një fitore bindëse ndaj skuadrës së Xherdan Shaqirit, Stoke Siti. “Blutë” arritën të “ringjallen” pas fitores së xhiros së kaluar kur u mposhtën nga Burnli, duke realizuar katër brenda 90 minutave. Që në minutën e 2-të u pa se Çelsi u kishte shkuar mysafirëve me qëllimin e 3 pikëve, pasi Morata theu rezultatin në 0-1 pas një asisti nga Azpilikueta. Në minutën e 30-të, ishte Pedro ai që dyfishoi shifrat për pjesën e parë. Pjesa e dytë u karakterizua nga një lojë më e ashpër, sidomos nga vendësit, kur edhe Shaqiri, në minutën e 49-të, u ndëshkua me karton të verdhë për sjellje josportive. Morata, në minutën e 77-të, çoi rezultatin në 0-3, ndërsa pesë minuta më pas, siguroi tregolëshin e tij të parë në Premier League. Me këtë fitore, Çelsi ngjitet në vendin e 3-të të klasifikimit në Premier League me 13 pikë të tubuara nga 6 ndeshje të zhvilluara. Ndërsa skuadra e Xherdan Shaqirit ka zbritur në vendin e 15-të me vetëm 5 pikë të tubuara nga 6 ndeshje të zhvilluara, duke qenë pothuajse në krizë të plotë. Rivaliteti i Çelsit derio më tani është me dy skuadrat e Mançesterit, Siti dhe Junajtid, që mbajnë dy vendet e para të klasifikimit të Premier League.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 10

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/10/2017 - 07:57

Humbja e Juventusit në “Juventus Stadium” brenda në Torino ndaj Lacio, me shifrat 2-1, ka sjellë në plan të parë dobësinë e “Zonjës së Vjetër” për të menaxhuar epërsinë e rezultatit dhe pasigurinë e saj në lojë, shprehur me numrin e madh të pësimit të golave në këto ndeshje të para

Postuar: 17/10/2017 - 07:56

Është publikuar tashmë renditja e FIFA-s për kombëtaret pas ndeshjeve të fundit eliminatore dhe Italia mund të buzëqeshë, pasi është përmirësuar me dy pozicione, duke marrë kësh

Postuar: 17/10/2017 - 07:55

Interi fitoi derbin me Milanin mbrëmjen e së dielës, një superndeshja e luajtur në “San Siro”, ku shkëlqeu sidomos sulmuesi argjentinas Mauro Ikardi që realizoi të t

Postuar: 17/10/2017 - 07:53

Serbët kanë frikë mos përsëriten aktet e dhunës që ndodhën tre vjet më parë në Beograd midis përfaqësueses serbe dhe asaj shqiptare në kuadër të eliminatoreve të Europianit &ldq

Postuar: 17/10/2017 - 07:52

Trajneri Ilir Daja po e përgatit Skënderbeun në mënyrën më të mirë të mundshme për ndeshjen e së enjtes kundër Partizanit të Beogradit, një ndeshje që tejkalon përmasat sportive

Postuar: 17/10/2017 - 07:48

FIFA publikoi ranglistën e ekipeve kombëtare anëtare të saj për muajin tetor, ku bie në sy rënia me plot 5 vende e Shqipërisë, e cila pozicionohet tashmë në vendin e 71-të.

Postuar: 17/10/2017 - 07:46

Nuk mund të gabonte Kukësi dje në stadiumin e tij përballë Teutës dhe me një fitore që erdhi e vështirë dhe me ankth në minutat e fundit, ekipi kuksian ruan ritmin me kryesuesit