Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Premier League dominon futbollin europian, nga 10 klubet më të pasura në botë gjysma janë angleze

Postuar: 11/09/2019 - 07:28

Futbolli po shndërrohet përditë e më shumë në një makineri të madhe fitimprurëse, duke qenë një nga zërat e buxhetit në shumë vende. Futbolli në Europë është industri, kjo është thënë e stërthënë, por kur dalin shifrat financiare në tabela bindesh që ky sport qarkullon para me thasë. Janë miliona e qindra miliona euro që marrin vlerë në klubet europiane, por dukshëm diferencën e bëjnë klubet e Premier League. Për herë të parë në histori, një klub futbolli ka një organikë me vlerë totale më shumë se 1 miliard euro. Një mur i shembur në fillim të sezonin 2019-2020 nga Mançester Siti (1.014 miliard), nëse merr parasysh paratë e investuara për të formuar skuadrën që drejton sot Pep Guardiola. Një sforcim i madh ekonomik i pronarëve arabë të “Qytetarëve”, që në kokën e tyre kanë vetëm një objektiv: të fitojnë Champions League. Sipas këtij klasifikimi të CIES (Qendra Ndërkombëtare e Studimit të Sportit), pas mbylljes së transferimeve të kësaj vere, dy klube të tjera europiane janë afër kësaj shifre: Paris San Zhermen (913 milionë €) dhe Real Madrid (902 milionë €). Hendeku midis skuadrës më të kushtueshme dhe më të lirë vërehet në La Liga, Spanjë, është mes Realit të Madridit dhe Majorkës. Klubi mbretëror ka vlerë 148 herë më të lartë se skuadra ishullore. Në Ligue 1 PSG është 114 herë më i shtrenjtë sesa Nimes, në Bundesligë Bajerni i Mynihut është 85-fish më me vlerë se Padërborni dhe më Serinë A Juvja vlen 63-fishin e Leçes. Interesant fakti që në Premier League, herësi i skuadrës më me vlerë me atë të fundit në këtë klasifikim është vetëm 32. Pra, skuadra më vlerë në botë, Mançester Siti, kushton sa 32-herë i klubit të Noruiçit. Kjo pasqyron ndarjet e mëdha financiare në futbollin evropian dhe shpjegon arsyen pse Premier League është kampionati me më pak diferenca edhe në anën sportive. Jo më kot, një skuadër e kampionatit anglez kushton mesatarisht 345 milionë euro, në La Liga dhe Serinë A ka barazi të plotë, me vlerën mesatare 167 milionë euro, më pas renditen Bundesliga me 124 milionë dhe Ligue 1 me 118 milionë.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/09/2019 - 23:38

Lionel Messi është përfshirë në listën e Barcelonës për ndeshjen kundër Borussia Dortmund, por Ernesto Valverde ka pohuar se ende nuk ka vendosur nëse argjentinasi do të luajë të martën.

Postuar: 16/09/2019 - 16:46

Asambleja e Përgjithshme e Real Madridit solli dhe përplasje të forta.

Postuar: 16/09/2019 - 16:12

Ai është shndërruar në lojtarin më të ri që shënon në La Liga dhe ofertat për Ansu Fati tai janë

Postuar: 16/09/2019 - 15:42

Klubi kuqezi ka dalë sërish në shitje.

Postuar: 16/09/2019 - 12:25

Cristiano Ronaldo ka shpërthyer në lot kur Piers Morgan i ka treguar atij pamjet e babait të tij

Postuar: 15/09/2019 - 23:13

Milani ka shënuar fitoren e dytë në sezonin e ri të Serie A.
 

Postuar: 15/09/2019 - 22:13

Pas golave që shënoi në kualifikueset e Euro 2020 përballë Francës dhe Islandës, Sokol Cikalles