BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të reja brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të
x

Sport

Premier League ul siparin, merr fund edhe “enigma” Champions

Premier League ul siparin, merr fund edhe “enigma” Champions

Premier League ka mbyllur këtë të diel një sezon të vështirë futbollistik, i cili u ndërpre për një kohë të gjatë nga pandemia e koronavirusit, por në fund riktheu Liverpool-in kampion pas 30-vjetësh.

Ndërsa “The Reds” ishin kurorëzuar prej javësh si fitues, kjo e diel zgjidhi edhe enigmat e fundit, një prej të cilëve ishte edhe bileta e katërt e Champions. Leicester nuk ia doli përballë Manchester United, një finale, për biletën e fundit të Champions, me “Djajtë e kuq” që triumfuan 0-2, me një gol të realizuar nga Fernandes me 11-metësh në minutën e 71-të dhe një gol nga Lingard në minutat e shtesës.

Ndërkohë, Aston Villa shpërtheu në festë pasi mbijetoi edhe për një sezon mes më të mirëve në Angli, ndërsa Bournemouth dhe Watford do të luajnë në kategorinë e dytë sezonin e ardhshëm.

Sa i përket rezultateve të kësaj jave, kampionët e Liverpool fituan 1-3 në transfertë ndaj Newcastle, Manchester City fitoi 5-0 ndaj Norwich-it të vendit të fundit, ndërsa Chelsea mposhti 2-0 Wolves, duke i lënë këta të fundit jashtë Europa League, ndërsa bileta i kaloi Tottenham-it të Mourinho-s.