BREAKING NEWS

Meta shpërthen ndaj Ramës, i kujton kohën kur ishte kryebashkiak: Më qepej nga prapa si xhol dhe…

Meta shpërthen ndaj Ramës, i kujton kohën kur ishte kryebashkiak:
x
BREAKING NEWS

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia, zjarrfikësit shpëtojnë mrekullisht...

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia,
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e fortë për ish-efektivin e policisë: Na del të jetë...

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2  milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset
x
BREAKING NEWS

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e Administratës Publike

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit
x

Sport

Presidenti i jep Robert Jasharit dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Presidenti i jep Robert Jasharit dekoratën “Gjergj Kastrioti

Pak ditë më parë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi Robert Jasharit (pas vdekjes), dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, nga të paktët personalitete që e kanë marrë një vlerësim kaq të lartë. Jashari, një personalitet i madh i futbollit shqiptar, iu bashkua skuadrës së kuqe në vitin  1957, pasi spikati në Durrës kur ishte ushtar, dhe prej atij momente shkroi faqe suksesi dhe përcolli shumë emocion tek futbolldashësit anembanë vendit. Me Partizanin udhëtoi disa herë jashtë vendit, duke treguar lojë cilësore e rezultative, ndërsa ishte për 12 vjet edhe anëtar i ekipit kombëtar, me të cilin mban “vulën” e golit të parë të shënuar në eliminatoret e një Kampionati Botëror, realizuar pikërisht ndaj Irlandës së Veriut. “Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje, për kontributin e madh në futbollin shqiptar, si lojtar i spikatur i ekipit “Partizani” dhe Ekipit Kombëtar, me rezultate të larta në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare. i përsosur në fushën e futbollit dhe i rrallë në lojën e tij”, shkruhet në motivacionin e dhënies së dekoratës nga institucioni i Presidentit të Republikës. Kujtojmë këtu, që Robert Jashari la gjurmë jo vetëm si futbollist, por edhe si trajner i spikatur. Fillimisht me të rinjtë e Partizanit, por ai do të drejtonte edhe ekipe në rrethe, që do t’i merrte nga hiçi për t’i ngjitur në Kategorinë e Parë, madje në mjaft raste duke bërë bujë sikurse ndodhi me 31 Korrikun e Burrelit apo dhe me Dajtin. Kudo ku punoi ai shfaqi profesionalizëm, nivel të lartë përgjegjësie, vlera njerëzore e sportive dhe ishte një shtyllë e fortë mbështetëse për sportistët e ndihmësit. Përveçse profesionist, ai do të spikaste si psikolog në drejtimin e grupeve të futbollit, duke depërtuar në psikikën e lojtarëve, por edhe duke u përpjekur t’i ndihmojë ata që të kalonin problemet e të jepnin maksimumin në fushë. Pas vitit 2003 ai tërhiqet përfundimisht dhe del në pension, ndërsa u nda nga jeta në janar të vitit 2022. Dekorimi nga Presidenti, plotësisht i merituar, tregon për dimensionin e personalitetit të tij, dimension që Robert Jashari e ka shkruar me punë e djersë dhe padiskutim me talentin e tij të madh në futboll. Të paharruara do të mbeten për të jo vetëm arritjet si futbollist, por sidomos frymëzimin dhe emocionin që përçoi në disa qytete të vogla, duke i ngjitur skuadrat e tyre në elitë sikurse ka ndodhur në Mat, Krujë etj, apo dhe drejtimin me kompetencë profesionale të skuadrave të Sarandës, Fierit etj. Kudo ku punoi dhe ushtroi aktivitetin e tij Robert Jashari, dilte në pah puna prej profesionisti dhe përkushtimi ndaj detyrës, rritja e cilësisë sportive dhe progresi i futbollit shqiptar në tërësi.