Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Sport

Presidenti i Veronës, Seti: Kumbulla lojtar i denjë për top-10 klubet europiane

Presidenti i Veronës, Seti: Kumbulla lojtar i denjë për top-10

Lojtarët e Kombëtares kuqezi po përpiqen të arrijnë maksimumin e tyre në treg në këtë periudhë. Ata po shqyrtojnë ofertat e ardhura nga skuadrat elitare dhe po nxitojnë të marrin vendimin e duhur për të ardhmen e tyre. Jo të gjithë kanë fat, apo u ka ardhur më e mira e dëshiruar, por një pjesë kanë shfaqur aq shumë cilësi sa janë në listën e lojtarëve më të kërkuar në treg. Një prej tyre është futbollisti i përfaqësueses, mbrojtësi Marash Kumbulla, i cili është pjesë e Veronës në kampionatin italian, Serie A. Lojtari ka pasur një edicion mbresëlënës dhe po kërkohet nga klubet elitare. Për këtë kanë folur dhe drejtuesit e Hellas Veronës, që thonë se po përpiqen të fitojnë sa më shumë nga shitja e tij. ndërkohë, një lojtar i Shpresave kaloi dje zyrtarisht tek Antaljaspori në Superligën e Turqisë. Bëhet fjalë për Omar Imerin. Kurse në Itali, në Serinë C, me Palermon luan një tjetër element cilësor shqiptar, Masimiliano Doda, i cili ka humbur shumë për shkak të dëmtimit të tij. gjithsesi, shpresohet ë ai të rikuperohet sa më parë për të luajtur titullar me Palermon.

Kumbulla, i denjë për top-10 skuadrat europiane

E gjithë vëmendja është tek Marash Kumbulla. Në merkaton e këtij edicioni në Itali është nga lojtarët më të kërkuar. Klubet më të mëdha italiane janë vënë në garë për të marrë shërbimet e tij. Për këtë çështje ka folur dhe presidenti i Hellas Veronës, Maurizio Seti, i cili i ka të qarta idetë e tij për djaloshin shqiptar. Presidenti i Veronës thyen heshtjen lidhur me të ardhmen e Marash Kumbullës. Në një intervistë për gazetën QS numri 1 i Veronës ka pranuar se në drejtim të klubit kanë ardhur shumë oferta për talentin shqiptar, i cili ka shpërthyer me paraqitjet e tij në sezonin e fundit të Serie A. “ Na kanë mbërritur shumë oferta, të gjitha nga klubet elitare. Ne kemi besuar gjithmonë te aftësitë e Kumbullas dhe kemi refuzuar oferta të rëndësishme kur lojtari ka qenë pjesë e skuadrës Primavera. Si profil dhe për mënyrën sesi sillet në fushë, Marash Kumbulla është një lojtar për 10 skuadrat më të mira në botë”, deklaroi Maurizio Seti.

Talenti i Shpresave firmos në Turqi

Më në fund është realizuar transferimi i Omar Imerit në Turqi. Futbollisti i Shpresave të Shqipërisë ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës, megjithatë nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e klubit të Superligës turke, Antaljaspor. Në fakt, 20-vjeçari ishte përfolur për një kalim te gjigandët e Fenerbahçes, por kështu pak çaste më parë, u zyrtarizua marrëveshja me Antaljasporin. Mesfushori me tipare ofensive ka lidhur një kontratë pesëvjeçare me turqit, ndërsa pritshmëritë për të janë të mëdha. Në sezonin e fundit me Shkëndijën, në 23 ndeshje të luajtura, Imeri ia doli të shënonte pesë herë si dhe të asistonte dy herë.

Mbrojtësi/ Doda i pafat, talenti shqiptar i Palermos dëmtohet sërish

“Një dëmtim prish fillimin e sezonit për futbollistin shqiptar të Palermos, Masimiliano Doda”, shkruajnë mediumet sportive. Lojtari i cili në të kaluarën ka veshur fanellën e U-17 dhe U-19 të Shqipërisë, është detyruar të ndalet pak ditë para fillimit të sezonit, ku po bëhej gati të debutonte në Serinë C me fanellën e Palermos. Mbrojtësi i djathtë ka shkëlqyer në sezonin e kaluar në radhët e Palermos në Serinë D, duke u konfirmuar si një nga pikat fikse të skuadrës dhe mendohej se do të ishte protagonist edhe në edicionin e ri. Por gjatë stërvitjes së djeshme, siç ka konfirmuar vetë klubi i Palermos, Doda ka pësuar një dëmtim në gju dhe është detyruar që të lërë në mes stërvitjen. Situata duket paksa problematike, pasi klubi bëri të ditur se do të kryhen kontrolle të mëtejshme mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit të futbollistit dhe kohën e riaftësimit. Kjo mund të vërë në rrezik fillimin e sezonit për lojtarin shqiptar, i cili është një element me perspektivë i cili po ndiqet edhe nga FSHF për ta afruar me përfaqësuesen U-21.