BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Sport

Pretendimet e kuqezinjve, Daku, Muja e Selahi duan patjetër Europianin

Pretendimet e kuqezinjve, Daku, Muja e Selahi duan patjetër Europianin

Mirlind Daku ishte një nga zbulimet e bukura gjatë eliminatoreve. Kjo pasi lojtari luajti vetëm pak minuta në 3-4 ndeshje eliminatore dhe arriti të shënojë gola e jo vetëm kaq, ai pati një impakt të madh në lojën sulmuese të skuadrës dhe krijoi po ashtu një impakt miqësor me tifozerinë, e cila entuziazmohej nga prania e tij në fushën e lojës. I gjendur në kampionatin rus, me Rubin Kazanin, Daku bën paraqitje të mira, shënon gola dhe është lojtar i vlerësuar, por kampionati rus duket i vogël për të. Nuk dihen rrethanat pse Silvinjo nuk e ftoi këtë herë në miqësoret e marsit, por mund të ketë qenë edhe zgjedhje taktike. Këtë habi të mungesës së tij e shprehu dy ditë më parë në një intervistë për gazetën tonë edhe trajneri Agim Canaj. “Kam shpresë që Daku do të jetë në Europian. E them këtë sepse në fazën eliminatore atij i mjaftoi aktivizimi në 2-3 takime që të krijonte atmosferë dhe kjo i dha bonus. Dua të them që ai është lojtar që krijoi emocion në fushë dhe në tribuna dhe kjo performancë duhet parë si e tillë e me vlerë. Cilësia dhe emocioni i tij mendoj se duhen vlerësuar. Nuk e di si mendon trajneri në këtë moment, sepse Silvinjo është nën presion të madh dhe e ka të vështirë, duhet ta kuptojmë rolin e tij. Por, e theksoj, Daku ka vlerë tjetër për mua, sepse performanca e tij është e tillë që duhej thirrur. Nuk e di pse nuk u ftua këtë herë”, theksoi ai.

Muja humbi pikë që shkoi në Turqi

Mesfushori me tipare sulmuese, Arbnor Muja, pasi la Antverpin në Belgjikë shkoi e iu bashkua ligës turke, me Trabzonsporin, por duket e kalimi në Turqi e ka zbehur nivelin e tij dhe kjo mund të ketë kushtëzuar edhe mungesën e tij në Kombëtare gjatë dy miqësoreve të fundit. Mbetet të shihet se si do të veprojë trajneri Silvinjo për rastin e Mujës, lojtar që luan mirë në ofensivën e krahut të djathtë e shpesh edhe si organizator.

Selahi i bindur se e meriton ftesën në Europian

Lindon Selahi me Rijekën është afër për të triumfuar në elitën e futbollit të Kroacisë. Rijeka është e para me 59 pikë, katër më shumë se Hajduku i Splitit, dhe pesë më shumë se Dinamo e Zagrebit që e ka një ndeshje më pak të luajtur. 25-vjeçari Selahi që luan si mesfushor qendror, ka kontribuuar goxha shumë në sukseset e Rijekës në edicionin aktual. Ai ka zhvilluar 29 paraqitje dhe ka shënuar tri gola. Por, nuk ka marrë ftesë nga përzgjedhësi Silvinjo për ndeshjet miqësore të muajit mars. Megjithatë, Selahi ka shpresë se mund të jetë pjesë e listës përfundimtare të Shqipërisë për “Euro 2024” që organizohet në Gjermani këtë verë. Dhe në rast se ftohet, ai ka folur edhe për duelin e mundshëm me Luka Modriçin, në grupin e vështirë të “kuqezinjve”. “Në grupin e Kampionatit Evropian janë Italia, Spanja dhe Kroacia. Ndoshta përzgjedhësi i Shqipërisë nuk më ka ftuar në herët e fundit. Por unë shpresoj që të më ftojë për Evropian, natyrisht. Po flas për këtë edhe në dhomat e zhveshjes sepse jam lojtar i Rijekës. Nëse jam në Evropian do ta kem duelin me Luka Modriçin. Fituesin e ‘Topit të Artë’. Por, ju më njihni. Nëse kjo ndodh, nuk do të jetë e lehtë për të. Ajo që është e sigurt është se do të luftoj me gjithë fuqinë time për ta mbuluar atë”, ka deklaruar Selahi për “nacional.hr”.