BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Probleme me vizat, sportistët kosovarë kërkojnë në masë pasaportën shqiptare

Probleme me vizat, sportistët kosovarë kërkojnë në

Shumë sportistë nga Kosova e kanë të vështirë të marrin pjesë në veprimtaritë sportive ndërkombëtare, për shkak se vendet që nuk e kanë njohur ende Kosovën nuk lëshojnë viza për sportistët kosovarë. Në këtë mënyrë ata luajnë lojën e Serbisë. Futbollistët në tërësi e kanë gjetur zgjidhjen, pasi marrin pasaporta të Shqipërisë por duket se këtë “rrugë” po ndjekin edhe sportistët e tjerë të të gjithë niveleve. Kështu, boksierja e njohur, Donjeta Sadiku, të ardhmen e saj sportive më nuk do ta lërë në duart e politikës. Për të mos humbur gara tjera të rëndësishme ndërkombëtare shkaku i problemeve për të marrë viza apo për të udhëtuar me pasaportë të Kosovës, që nuk e njohin shumë shtete të botës, boksierja e famshme ka bërë kërkesë në Shqipëri që t’i jepet pasaporta shqiptare.

Ndërsa edhe Komiteti Olimpik i Kosovës e sheh si opsion real pajisjen e reprezentuesve kosovarë me pasaporta shqiptare, të cilat do t’i përdornin vetëm sa për të hyrë në shtetet ku shkojnë për ta përfaqësuar Kosovën. Rrethanat politike kanë bërë që Kosova të ngecë në procesin e liberalizimit të vizave. Kjo po u shkakton barriera qytetarëve të vendit tonë, për të cilët nuk është aspak lehtë të udhëtojnë drejt shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ndërsa udhëtimi drejt shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën është gati krejtësisht i pamundur, pasi vendet e atilla nuk e njohin as pasaportën kosovare. Natyrisht, më të “viktimizuarit” nga kjo situatë po rezultojnë sportistët tanë, karriera e të cilëve po pëson. Në fakt, Komiteti Olimpik i Kosovës dhe të gjitha federatat kosovare janë anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare sportive, gjë që u mundëson sportistëve nga Kosova pjesëmarrje në gara ndërkombëtare.

Mirëpo problemet për t’u pajisur me viza apo mosnjohja e Kosovës nga shumë shtete të botës po paraqet probleme të jashtëzakonshëm për reprezentuesit tanë. Rasti i fundit është ai i Donjeta Sadikut. Boksierja e njohur kosovare e humbi mundësinë për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror, në të cilin synonte medalje të artë. Kjo pasi nikoqirja e Botërorit, India, ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës, ndërsa ambasada e saj në Beograd e ka refuzuar kërkesën e Donjetës për t’u pajisur me vizë. Për të mos e humbur edhe Botërorin e radhës shkaku i mosnjohjes së Kosovës nga India, Donjeta me trajnerin e saj Besim Brahimin të enjten ishin në Tiranë, ku iu kanë drejtuar Zyrës së Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta për të bërë kërkesë që të pajisen me pasaporta të Shqipërisë, me të cilat mund të hyjnë në Indi”, shkruan “Zëri” i Kosovës.