BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x
BREAKING NEWS

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për “ditët e zeza” që po trokasin, Altin Dumani dhe prokurorët i tregojnë zyrtarit të lartë të DASH dosjet e korrupsionit që kanë mbushur zyrat e Prokurorisë së Posaçme, amerikanët duan “kokat” e të pa...

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për
x
BREAKING NEWS

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin financiar që u bëri xhepave të shqiptarëve, si u përjashtuan nga tenderi 5 kompani, dyshimet për garë të manipuluar

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin
x
BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x

Sport

Prodani: Besëlidhja ishte “Kombëtarja” e sezonit në basketbollin shqiptar, ndihem mirë mes kampionëve

Prodani: Besëlidhja ishte “Kombëtarja” e sezonit në

Besëlidhja e bëri si duhet detyrën e saj këtë sezon. Ajo u ndërtua, punoi dhe në fund u kurorëzua si kampione e vendit në basketbollin e meshkujve, duke dëshmuar forcë, cilësi, emocion. Natyrisht, mundësitë në sportin shqiptar nuk janë dhe aq të mëdha, por një projekt i duhur mund të japë suksesin e duhur dhe Besëlidhja e personifikon këtë më së miri. Sot në këtë numër sjellim intervistë me dy lojtarë të skuadrës shkodrane, një organizator si Marvin Prodani, si dhe lojtarin më të mirë të finaleve (MVP), Juljan Hamati, të cilët rrëfejnë emocionet e suksesit duke u kurorëzuar kampionë, por edhe objektivat e tyre individuale në vazhdim. Prodani thotë se ky sezon për të ka qenë i veçantë, pasi mori besim nga stafi dhe ndjen se pati rritje cilësore në karrierën e tij. Ai vijon të mendojë për një aventurë jashtë vendit, por sidoqoftë, beson se kontrata afatgjatë me Besëlidhjen është gjithashtu një mundësi që duhet shijuar.

- Besëlidhja shkroi histori këtë edicion, duke krijuar një ekip të bukur dhe duke fituar me meritë kampionatin. Cili është përshtypja juaj për sezonin që sapo u mbyll?

- Ishte një sezon mjaft i veçantë, për arsye se edhe djemtë vetë e bënë sezonin më të veçantë, po ashtu dhe stafi i trajnerëve, të gjithë dhanë maksimumin e tyre. Ishim një grup prej pesë lojtarësh që janë të ekipit kombëtar dhe jemi një grup që e njohim njëri-tjetrin shumë mirë. Padyshim që kjo ka rëndësinë e saj sepse lojtarët, që njihen e luajnë bashkë dhe në ekipin përfaqësues, dinë të bëjnë diferencën.

- Ju po thoni që janë 5 lojtarë të ekipit kombëtar. Atëherë i bie që Besëlidhja e këtij sezoni ishte Kombëtarja në Superligë…

- Po, në realitet ashtu është. Duke njohur njëri-tjetrin më mirë, mendoj se kjo na e ka bërë më të lehtë punën tonë dhe që të kemi këto rezultate. Gjithashtu ishin dhe lojtarët amerikanë, të cilët kanë qenë mjaft profesionistë dhe cilësorë në këtë rrugëtim. Ata i kanë dhënë një dimension të shtuar grupit, ndaj kemi pasur rezultate me diferencë të shprehur ndaj rivalëve.

Prodani: Besëlidhja ishte “Kombëtarja” e sezonit në

- Unë mendoj që Besëlidhja do ta fitonte titullin edhe pa amerikanët, por me sa kuptoj prania e tyre ka qenë si “qershia mbi tortë” në këtë sezon të skuadrës së Besëlidhjes, apo jo?

- Po, besoj se po, por ata e kompletuan këtë sukses, ishin dhe ata pjesë e këtij triumfi, padiskutim. Por baza janë pesë lojtarët shqiptarë që janë pjesë edhe e skuadrës përfaqësuese.

- Trajneri Bilali në një intervistë të dy ditëve më parë la të kuptuar që diferencat ishin të ndjeshme. Një shprehje thotë që fituesi nuk gjykohet, por në rastin tuaj keni fituar ndeshjet me shumë pikë diferencë. Sa ka ndikuar kjo tek ju si grup dhe në ecurinë sezonale në tërësi?

- Është e vërtetë, duke e parë edhe nga duelet finale, ka qenë një diferencë e madhe, ku dy ndeshje u fituan me 40 pikë diferencë, një me 30 pikë, e një tjetër me 16-17 pikë. Këto janë diferenca shumë të mëdha, që tregon forcën e ekipit tonë dhe seriozitetin që ne treguam për të realizuar objektivat tona. Finalen e luajtëm me Teutën e Durrësit dhe besoj e merituam suksesin plotësisht.

Prodani: Besëlidhja ishte “Kombëtarja” e sezonit në

- Teuta ka gjithashtu një ekip të mirë…

- Sigurisht, por mendoj që finalen do ta kishim luajtur me Tiranën, sepse atë shihnim si rivale më të fortë, por Tiranën e mundëm në gjysmëfinale. Këta ishin dy rivalë të fortë, por s’duhet të harrojmë edhe Vllazninë, e cila ishte gjithashtu ekip cilësor. Pra këto tri skuadra rivale, përfshi dhe ne bënin top-4 të sezonit që sapo mbyllëm.

- Një nga problemet e vetme të Besëlidhjes në këtë sezon ishte mungesa e një pallati sporti në Lezhë, si për stërvitje dhe për ndeshjet si skuadër pritëse. A ka ndikuar kjo në rrugëtimin tuaj?

- Kjo mund të ketë pasur efekt negative për tifozët, të cilët na kanë ndjekur e mbështetur duke udhëtuar, por për ekipin nuk ka pasur efekt negativ, pasi shumica e lojtarëve rrinë në Tiranë, stërviten këtu dhe këtu i kanë bërë ndeshjet. “Asllan Rusi” ishte shtëpia jonë si për ndeshjet dhe për stërvitjet tona. Me përjashtim të finaleve që i luajtëm në “Feti Borova” për shkak të një problemi, duelet sezonale i bëmë në “Asllan Rusi”. Pra për ne lojtarët ka qenë më mirë kështu, sepse edhe kushtet janë më të mira në Tiranë, por kjo dhe për faktin se Lezha ende nuk ka një pallat sporti.

- A jeni i kënaqur në aspektin individual?

- Po, patjetër që jam i kënaqur, kam fituar përvojë dhe shumë besim. Kam luajtur me lojtarë shumë cilësorë që më kanë ndihmuar. Madje edhe stërvitjet mund të them që kanë qenë më të forta se ndeshjet, sepse ekipi ynë kishte 10 lojtarë që luanin dhe kanë qenë stërvitje shumë të forta dhe më kanë bërë mua që të rritem.

- Kjo ka rritur edhe konkurrencën në ekip, pasi rivaliteti shton cilësinë. Lojtarit i duhet të djersijë shumë që të kapë një vend në formacion….

- Patjetër që po, konkurrenca rrit individualisht sportistin dhe rrjedhimisht rrit cilësinë e performancës së grupit.

Prodani: Besëlidhja ishte “Kombëtarja” e sezonit në

- Ju jeni lojtar i Kombëtares. Çfarë prisni në të ardhmen?

- Seleksionimi i radhës është në nëntor, në atë kohë do të kemi një përplasje me Austrinë. Por para se të vijë momenti i ndeshjes gjithmonë ka një grumbullim përpara. Por nuk po mendojmë për këtë, ka ende kohë deri atëherë, dua të them se është shumë herët për të folur për këtë.

- Ju keni deklaruar më parë se keni marrë oferta nga jashtë. Ndërkohë, Besëlidhja ka bërë kontrata trevjeçare. Si e shihni të ardhmen tuaj?

- Besëlidhja është investim serioz, projekt serioz dhe këtë e tregoi edhe gjatë këtij sezoni. Nëse do të ishte për jashtë vendit, kjo do të ishte dëshira ime, normalisht. E kush nuk do ta dëshironte të luante jashtë, në një ligë cilësore? Madje unë besoj se çdo klub do ta lejonte lojtarin e vet që të largohej kur është fjala për një aventurë të madhe jashtë vendit. Sigurisht që dëshira ime është të luaj jashtë, por brenda Shqipërisë jam shumë i kënaqur me Besëlidhjen, kjo dhe për mënyrën si më kanë trajtuar.

- Në çfarë pozicioni u ndjetë më mirë këtë sezon dhe a jeni i kënaqur me minutazhin?

- Unë luaj në pozicion 1-sh, playmaker, pra në rolin e organizatorit. Këtë rol kam bërë jo vetëm këtu te Besëlidhja por në të gjitha ekipet ku kam luajtur. Ky është roli më i përshtatshëm për mua dhe ku di të jap më të mirën time. Ky rol ka shumë rivalitet, natyrisht, por trajneri më ka dhënë besim. Me këtë lloj konkurrence, ku ekipi është shumë i gjerë, normal që nuk mund të marrësh 40 minuta të plota, do të luajnë dhe të tjerët. Formacioni ynë si është në një ndeshje nuk është në një ndeshje tjetër, por jam i kënaqur që kam marrë minuta mjaftueshëm dhe trajneri më ka dhënë besimin.

- Çfarë objektivash keni me Besëlidhjen sezonin në vazhdim?

- Grupi do të jetë dhe nëse vazhdojmë si tani do ta fitojmë sërish titullin. Në fakt nuk i dihet, pasi edhe të tjerët përforcohen e rivalizojnë, por mendoj se me këtë grup Besëlidhja do të sigurojë titullin e radhës.

- Po, por Ligën Unike nuk e fitoni dot, pasi klubet kosovare kanë superioritet në shumë drejtime, shkurt kanë më shumë cilësi…

- Ne në Ligën Unike ne bëmë një përfaqësim shumë dinjitoz. Në Vlorë u bë një turne njëjavor, në Ligën Unike, edhe ne në finale u ballafaquam me Prishtinën. Mund të them se e përfaqësuam denjësisht ekipin e Besëlidhjes, duke u ndeshur me Prishtinën ndaj së cilës ishim gjithë kohës në avantazh, por në fund fituan ata me 1 pikë. Mos harrojmë se Prishtina ka një buxhet shumë të lartë dhe eksperiencë më të madhe. Ekipet e tjera që morën pjesë në garë kanë qenë shumë larg ekipeve kosovare, sepse të gjithë e dimë që klubet kosovare kanë buxhet shumë më të lartë, ata kanë përvojë, kanë buxhet dhe kanë miratuar ligjin e Sponsorizimeve. Unë shpresoj që Liga të vazhdojë sepse do të ishte një sfidë për ne, sfidë që i nevojitet nivelit të basketbollit.

- Trajneri Bilali tha se duhet kthyer skema e vjetër e funksionimit të kampionatit, me një format superlige me 6 ekipe. Cili është mendimi juaj?

- Ndryshimi i skemës është i nevojshëm, pasi kështu do të rritej interesi, do të rritej cilësia dhe nuk do të kishte këto diferenca që ekzistuan këtë edicion. Unë mendoj se vjet kishte më shumë konkurrencë dhe kjo është për shkak të formatit. Janë disa skuadra që nuk kanë as buxhet e as cilësi për të qenë në elitë, ndaj duhen ndarë klubet në dy kategori. Në Superligë do të luajnë ekipet më të forta, cilësia do të jetë më e madhe në një kampionat me katër faza, por edhe interesi do të rritej. Edhe për tifozët kjo do të ishte më tërheqëse.

Intervistoi: Adriatik BALLA