
Postuar: 16/11/2018 - 11:52
Futbollisti i njohur shqiptar që luan me skuadrën e Serbisë, "FK Radnik", Faton Xhemaili, ka festuar ditëlindjen e tij.
20-vjeçari është bashkuar me kombëtaren "Shpresa" dhe ka festuar pasi ka veshur fanellën kuq e zi, madje shokët e skuadrës "Shpresa" i kanë përgatitur edhe një tortë me flamurin shqiptar me shqiponjën e madhe në mes, me të cilën futbollisti ka pozuar.
Festimet e tij kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve, ndërsa dhe ende pritet reagimi i mediave serbe nëse ky veprim i shqiptarit do të merret si provokim për ta.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/