BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Sport

Provokojnë anglezët, kujtojnë fitoren e madhe të “3 Luanëve” në Tiranë 20 vjet më parë

Provokojnë anglezët, kujtojnë fitoren e madhe të “3

Anglia është një prej skuadrave më të forta në botë. Nuk është rastësi, pasi në ky vend është atdheu i futbollit që njohim sot, një sport që ka magjepsur botën dhe prej më shumë se një shekulli vijon të jetë sporti kryesor në botë. Pothuajse në të gjitha shtetet e botës futbolli është sporti më popullor dhe më i dashuri e më fitimprurësi. Përfitimet e futbollit në vendet e zhvilluara kapin shifrën e disa miliarda eurove dhe dëshmia më e fundit e një ndërmarrjeje të tillë të madhe në aspektin financiar ishte tentativa e klubeve të mëdha europiane për të krijuar një Superligë e që në fund nuk u miratua. Klubet angleze janë sot për sot klubet më të pasura e me buxhetin më të madh krahasuar me klubet e tjera të futbollit në Europë. Edhe përfaqësuesja angleze ka bërë progres gjatë viteve të fundit, pavarësisht se anglezët kanë fituar vetëm një kupë bote (1966) dhe janë prapa në raport me disa vende që e kanë fituar më shumë trofeun më të rëndësishëm të futbollit në nivel ekipesh kombëtare, sikurse janë Gjermania dhe Italia nga 4 herë, e Franca dy herë. Herë pas here faqja zyrtare e federatës angleze hedh momente nga historia e përfaqësueses dhe ajo që ka tërhequr vëmendjen herën e fundit ka qenë një postim që lidhet me Shqipërinë, konkretisht përplasja e “Tre Luanëve” me përfaqësuesen kuqezi 20 vjet më parë, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, ku fituan anglezët 3-1, por Shqipëria bir një ndeshje të madhe dhe iu mohuan dy gola, njëri prej të cilëve krejtësisht i rregullt.

Postimi i federatës angleze

Kohët e fundit për futbollin shqiptar po shkruhet jo vetëm nga faqet zyrtare të federatave të ndryshme europiane por edhe nga vetë UEFA, por edhe kanale mediatike prestigjioze në Europë, ndërsa dje e tërhoqi vëmendjen një postim i federatës angleze, padyshim federata më e vjetër e këtij sporti në botë. Në vitin 2001, Anglia zbarkonte në Shqipëri në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2002. “Tre Luanët” dolën fitimtarë nga Qemal Stafa në atë kohë, teksa triumfuan me rezultatin 1-3. Golat u shënuan nga Majkëll Ouen, Pol Skolls dhe Andrju Kol, ndërsa për kuqezinjtë realizonte Altin Rraklli. Të katërt golat erdhën në pjesën e dytë dhe veçanërisht në 17 minutat e fundit të ndeshjes, duke e bërë edhe më spektakolar takimin. Kështu, këtë ndeshje e ka kujtuar edhe Federata e Anglisë pasi pikërisht në këtë datë bëhen plot 20 vite nga ajo sfidë. Kujtojmë se fati e donte që Shqipëria dhe Anglia të ishin sërish bashkë në të njëjtin grup, sërish për kualifikuese të Botërorit, për Katar 2022, ndërsa kanë zhvilluar edhe ndeshjen e parë mes njëra-tjetrës. Një ndeshje e cila u fitua nga Anglia me rezultatin 0-2.

Miqësoret kuqezi

Trajneri Edi Reja ka folur rreth mundësisë së zhvillimit të ndeshjeve miqësore në qershor dhe në vazhdim, duke mos i ndarë nga qëllimet e skuadrës edhe në ndeshjet eliminatore, me shpresën se këtë vit skuadra përfaqësuese do të ketë sukses. “Për sa i përket Kombëtares, duhet të presim dhe të shikojmë. Kam propozuar rreth 30 emra në mënyrë që të fillojnë të përgatiten edhe autorizimet për të shkuar në Angli. Por jam në proces vlerësimi. Të shikojmë se mund të përfshij edhe emra të tjerë. Grupin e kam pothuajse të formuar, por do të më pëlqente të përfshija edhe të tjerë, sidomos në ndeshjet miqësore. Shpresoj të ketë dhe emra të rinj, do të shikojmë dhe gjatë fazës finale të sezonit nëse spikat ndonjë figurë e re. Kam pikasur disa lojtarë të rinj të vitlindjeve 2000 e 2001. Të shikojmë nëse do të pranojnë të vijnë në Shqipëri, pasi dikush është nga Kosova, një tjetër nga Republika e Maqedonisë së Veriut, prandaj ka edhe problematika nga ky këndvështrim. Jo të gjithë janë shqiptarë. Për shembull kemi krijuar një listë me një grup lojtarësh që aktivizohen në Itali, grup-mosha 2004, 2005, 2006 të cilët janë shqiptarë dhe nuk paraqesin probleme”, ka deklaruar ndër të tjera trajneri Edi Reja në prononcimin e dhënë për mediat e pranishme.