BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

PSG akuzon gjyqtarin për humbjen në Champions: Favorizoi Realin e Madridit

PSG akuzon gjyqtarin për humbjen në Champions: Favorizoi Realin e

Reali i Madridit mundi mbrëmjen e të mërkurës Paris Saint Germain 3-1, në duelin e parë në 1/8 e finales së UEFA Champions League. Por ndërsa ndeshja u mbyll dhe në kampin madrilen janë në festë, në kampin tjetër, atë francez janë të trishtuar, pro kanë gjetur fajtorin dhe sipas tyre fajtori është arbitri i ndeshjes, i cili, sipas francezëve, ka mbajtur hapur anën e Realit, duke i favorizuar “Los Blancos” të realizojnë fitoren e tyre nëpërmjet episodeve të diskutueshme dhe dukshëm në dëm të PSG-së. Presidenti i Paris Saint Germainit, Naser Al-Khelaifi, i ka bërë thirrje UEFA-së të veprojë, gjersa e ka akuzuar gjyqtarin kryesor të ndeshjes së parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe PSG-së, Xhianluka Roki, se e favorizoi gjigantin spanjoll. PSG kaloi në epërsi në pjesën e parë përmes mesfushorit Rabiot, por krejt në fund të 45 minutave të parë, Kristiano Ronaldo barazoi shifrat nga pika e bardhë pas një penalltie të fituar nga Toni Kros. Reali u kthye në pjesën e dytë më i fuqishëm dhe shënoi edhe dy herë, përmes Ronaldos dhe Marcelos, për të përmbysur gjithçka dhe do të shkojë shumë më i relaksuar në ndeshjen kthyese në Paris. PSG kërkoi edhe vetë penallti kur goditja e Rabiot u përplas në dorën e Serxhio Ramosit, gjë për të cilën u ankua edhe trajneri Unai Emeri. E presidenti i gjigantit francez pohon se PSG vuan nga gjyqtarët kur luan ndaj klubeve të mëdha evropiane. “Kur luajmë kundër klubeve të mëdha, gjithmonë ndodh e njëjta gjë, gjithmonë. Vitin e kaluar kundër Barcelonës, këtë vit kundër Real Madridit. Në rregull, Reali është klub i madh, por mjaft është mjaft, UEFA duhet të bëjë diçka. Gjyqtari ishte në favor të Realit”, tha Al Khelaifi. Në fakt ai ka folur në vija të përgjithshme por edhe për detaje nga ndeshja, ndërsa në Paris të gjithë besojnë se arbitri italian ishte dukshëm në favor të Realit Spanjollët fituan përballjen 3:1 ndaj PSG-së, ku goli i parë u shënua nga një penallti, për të cilën Al Khelaiffi beson se nuk ishte. “Rezultati nuk ka qenë i drejtë. Besoj se kemi luajtur më mirë në pjesën e dytë, kishim mundësitë tona për të shënuar, por kemi bërë gabime. Mbapes i bënë një pozitë jashtë loje që nuk ishte. Gabimet e arbitrit na kanë kushtuar shumë. Arbitri ka ndihmuar hapur Realin e Madridit”, theksoi fill pas takimit presidenti i Paris Saint Germain. Ndërkohë, ditët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për një kalim të mundshëm të brazilianit Nejmar Jr te Reali i Madridit. Megjithatë për të qetësuar tifozët e Paris Saint Germain ka menduar presidenti i klubit parizien Nasser Al-Khelaiffi i cili i intervistuar mbi këtë çështje pas përfundim të sfidës së parë të raundit të 1/8-ave të Champions League mes Los Blancos dhe parizienëve ka deklaruar se mundësitë që Nejmar të transferohet një ditë te Reali i Madridit janë zero duke shtuar se është 2000% i sigurt për këtë./Adriatik BALLA