BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

PSG e dështuar me trajnerët, Alegri do të marrë drejtimin e parizienëve sezonin e ardhshëm

PSG e dështuar me trajnerët, Alegri do të marrë drejtimin e

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, Alegri dhe Sarri pëlqehen më shumë dhe sheikët e klubit francez janë duke shqyrtuar mundësinë e zëvendësimit të Tuhel

Paris San Zhermen është një skuadër që po luan në nivele shumë të larta gjatë viteve të fundit, por ky ekip nuk ia ka dalë deri më tani të fitojë Ligën e Kampioneve, që cilësohet edhe si trofeu më i rëndësishëm në futbollin kontinental në rang klubesh. Nuk ia ka dalë pasi rivalët e tjerë europianë kanë ditur të menaxhojnë më mirë grupet e tyre dhe financat e tyre. Edhe pse PSG ka investuar më shumë para, pasi financohet nga sheikët arabë, kjo nuk ka mjaftuar për të sjellë trofeun “veshgjatë” në Paris. Dhe francezët janë ende duke ngulmuar për ta realizuar këtë objektiv dhe për të shkuar tek Champions nuk kanë lënë skemë pa provuar, qoftë duke bërë blerje të papara në treg, sikurse ishte rasti i Nejmarit, por edhe duke ndryshuar shpesh trajnerët. Së fundmi PSG ka vendosur që të bëjë ndryshime në pankinë. Tomas Tuhel ka një shans të fundit të fitojë Champions League dhe nëse nuk ia del përballë Borusias së Dortmundit, fillimisht e më pas të shkojë e të fitojë finalen, atëherë në krye të skuadrës do të vijë një trajner tjetër. Do të provohet deri në fund që Paris SG të fitojë Ligën e Kampioneve dhe ky objektiv i vendos trajnerët që marrin drejtimin e kësaj skuadre nën presion dhe në pozita të vështira. Ndërkohë, sheikët duket se dëshirojnë një trajner italian për skuadrën e tyre pariziene. Kështu, media e njohur italiane, “Gazzetta dello Sport”, raportonte dje se klubi i madh francez, Paris San Zhermen, është duke e kërkuar në Itali një zëvendësues për teknikun aktual Tomas Tuhel dhe për të projektuar një skuadër të re sezonin e ardhshëm në “Parc des Princes”. Në fakt, në analizën e bërë nga media e njohur italiane, strategu gjerman, Thomas Tuhel, e ka pasur të vështirë ta dëshmojë veten në garat evropiane dhe humbja me rezultat 2:1 në ndeshjen e parë kundër Dortmundit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve ia ka vënë në dyshim edhe më shumë të ardhmen në kryeqytetin francez. Juventusi thuhet se po tenton ta sigurojë Pep Guardiolën e Mançester Sitit për sezonin e ardhshëm. Këto spekulime u intensifikuan pasi Siti u dënua me dy vjet pezullim nga garat evropiane – vendim ky të cilin klubi anglez do ta apelojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. Nëse Sarri do të jetë i lirë gjatë verës, atëherë “Gazzetta dello Sport” shkruan se për të mund të interesohet PSG-ja, ndërsa edhe paraardhësi i tij në “Allianz Stadium”, Masimiliano Alegri, është spekuluar për këtë pozitë. Alegri ka qenë i papunësuar që nga fundi i sezonit të kaluar, kur i ndau rrugët me Juventusin dhe në vend të tij erdhi Sarri. Megjithatë, ai të enjten zbuloi se sezonin e ardhshëm do t’i kthehet karrierës si trajner. Ai i mohoi spekulimet për postin e trajnerit të Paris San Zhermen dhe tha se ai nuk ka qenë në kontakt me gjigantin francez. Kjo deklaratë e tij s’i ka ndalur pretendimeve e mediave italiane dhe atyre franceze. Pra, e ardhmja e trajnerit gjerman, Thomas Tuhel, si trajner i Paris San Zhermen është vënë në dyshim gjatë kohës së fundit. Tani, si kandidatë potencial për t’u emëruar në atë pozitë konsiderohen trajneri aktual i Juventusit, Maurizio Sarri, dhe paraardhësi i tij, Masimiliano Alegri.