BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

PSG gati të bëjë çmenduri për Ramos, i ofron pagë 45 mln euro në sezon

PSG gati të bëjë çmenduri për Ramos, i ofron

Paris San Zhermen ka prej disa vitesh që financon shuma të mëdha parash për të krijuar një skuadër cilësore dhe dominuese në Europë, por pavarësisht shifrave të mëdha financiare të derdhura nga sheikët dhe disa trofe të rëndësishëm në Francë, në rang europian PSG nuk ka mundur të fitojë ndonjë titull të madh dhe maksimumi i arritjes erdhi sezonin e një viti më parë kur arriti në finale me Bajernin e Mynihut. Duhet theksuar se këtë edicion ka pasur zëra të kundërt mbi strategjitë e klubit për blerje lojtarësh. Nuk janë fokusuar tek yjet më të mirë të momentit në Europë, por tek liderët më të rëndësishëm dhe ata që dinë të triumfojnë dhe në fokusin e klubit parisien është vënë kapiteni i Realit të Madridit, Serxhio Ramos, i cili shihet si një nga emrat e një liste që duhet të vijë në Paris si pako për edicionin e ardhshëm. “Nuk është vetëm Lionel Mesi në planet e PSG-së. Presidenti Al-Khelaifi po punon gjithashtu për një synim tjetër: Serxhio Ramos”, shkruajnë mediat sportive franceze. Reali i Madridit nuk ishte në gjendje të arrinte një marrëveshje rinovimi me mbrojtësin qendror, i cili lirohet më 30 qershor. Më parë, problemi lidhej ekskluzivisht me paratë, me një ofertë të konsideruar joadekuate për lojtarin. Më tej, distancat ekonomike dhe vendimi i klubit për të mos ndërmarrë hapa afrimi me kërkesat e kapitenit kanë gjeneruar edhe “nyje” të tjera. Tensioni ka lindur midis Serxhio Ramos dhe presidentit Florentino Perez, i cili e qorton kapitenin se nuk kupton momentin serioz të vështirësisë, të shkaktuar nga pandemia. Një krizë marrëdhëniesh, që lejoi PSG të hyjë në negociata me Ramos dhe të fitojë një vend në radhë të parë. Sipas informacionit të mbledhur nga “Radio Onda Cero”, natën e kaluar, klubi francez i paraqiti një propozim faraonik prej afro 45 milionë euro neto deri në vitin 2024. Pothuajse dyfishi i parave të vendosura në tavolinë nga Real Madridi. Sheiku nga Katari pret një përgjigje prej Serxhio Ramos, pastaj do të përpiqet të mbyllë marrëveshjen me Mesi. Ndryshe nga Ramos, që po e mendon veten e tij në Paris edicionin tjetër, ka lojtarë që po i shfaqin besnikëri Realit dhe dëshirojnë të qëndrojnë, madje duke rinovuar kontratat. Kështu, Eder Militao shpreson të mbetet ende pjesë e Real Madridit dhe të luftojë për një vend titullari, raporton “Marca”. Mbrojtësi qendror ishte raportuar se do të largohet nga Reali, pasi nuk ishte pjesë e planeve të Zinedine Zidane, por paraqitjet mbresëlënëse të Militaos së fundmi në mungesë të Ramosit dhe Naços, i kanë dhënë rast trajnerit francez ta mbaj ende pjesë të skuadrës. Braziliani 23-vjeçar këtë edicion në të gjitha garat ka luajtur për Realin vetëm pesë ndeshje dhe ka shënuar një gol. Ai te madrilenët u transferua në korrik të vitit 2019 nga Porto. Mbetet të shihet se çfarë hapash do të ndërmarrë Reali i Madridit për blerjet e reja në treg, apo dhe raportet që do të krijojë me veteranët e klubit si Ramos e të tjerë, që shihet se po udhëtojnë larg Spanjës.