BREAKING NEWS

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë nga shtëpia/ Bora Zemani reagon për herë të parë për Donaldin dhe bën deklaratën që askush nuk e priste: Ju lutem qetësohuni!

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Një viktimë në 24 orët e fundit, ja sa infektime janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën
x
BREAKING NEWS

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh çmimin marramendës që kushton: 15 mijë dollarë vetëm në një orë për të udhëtuar. Lëviz me flatra...

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur mëshirë/ Arrestohet djali i humoristit të njohur shqiptar. Zbardhet ngjarja

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur
x
BREAKING NEWS

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon ambasadorja Yuri Kim dhe jep mesazhin e fortë

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon
x
BREAKING NEWS

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do të përballen me reshje masive dhe rrufe gjatë fundjavës. Ja kur pritet më e keqja

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm, ndërron jetë drejtori i këtij gjimnazi në Shqipëri (EMRI)

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit, tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët
x

Sport

PSG i mori Mesin në verë, Barcelona tenton të hakmerret duke rrëmbyer Mbape në janar

PSG i mori Mesin në verë, Barcelona tenton të hakmerret duke

Sulmuesi francez ka marrë vëmendjen e klubit blaugrana, teksa ambicien si trajner atje e ka dhe Ksavi Hernandez. Ronaldinjo ka fjalë të mira për Mbape

Mediat spanjolle shkruajnë se Barcelona është futur në garë për sulmuesin francez Kilian Mbape, i cili verën tjetër do të jetë lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me Paris San Zhermen. Barcelona ka hyrë në garë për transferimin e Kilian Mbapesë. Gjiganti katalanas me këtë rast do ta rivalizojë Real Madridin për sulmuesin francez. Ylli i Paris San Zhermenit do të jetë lojtar i lirë vitin tjetër pasi do t’i skadojë kontrata me klubin aktual. Për këtë siguron mediumi spanjoll “AS”. Palët ende nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin eventual të saj. E nga ky rast do të mundohet të përfitojnë “Blaugrana”, për ta marrë lojtarin pa para. Reali mbetet një ëndërr për Mbapenë, por nuk përjashtohet as pista “Camp Nou”. Nga ana tjetër, zërat që kërkojnë një “Top të Artë” për Mbape po shtohen me shpejtësi. Ronaldinjo nuk ka asnjë dyshim, Mbape do ta fitojë një ditë “Topin e Artë”. Ai në një intervistë për ‘Le Parisien’, tregoi se i pëlqen shumë se si luan Kilian Mbape. Dinjo e përcolli për së afërmi Mbapenë ditë më parë në “Parc des Princes” dhe nuk ka asnjë dyshim se ai do të ketë një karrierë të suksesshme. “Mbape do ta fitojë Topin e Artë një ditë. Çfarë lojtari”, tha Dinjo. Ndërkohë, në kampin blaugrana priten ndryshime serioze, sepse trajneri Ronald Kuman me gjasë do të largohet dhe emri që lakohet më shumë është ai i Ksavi Hernandezit. Në fakt, holandezi është konfirmuar për momentin në pankinën e Barcelonës, por maksimumi do të qëndrojë në atë pozicion deri në fund të sezonit, kur i përfundon edhe kontrata, pasi presidenti Laporta nuk ka ndërmend t’i ofrojë rinovimin, duke qenë se nuk e konsideron të denjë për të vijuar projektin. Në Katalonjë të gjithë presin rikthimin e Ksavi Hernandez, që pasi udhëhoqi Barcelonën më të lavdishme si kapiten në fushën e lojës, tani duket se është gati të bëjë të njëjtën gjë nga pankina, duke qenë se prej disa kohësh ushtron profesionin e trajnerit te Al Sad në Katar. Në një intervistë të dhënë në prag të “El Clasicos” ndaj Realit, ish kapiteni i katalanasve deklaroi se ëndërron rikthimin te Barcelona dhe mezi pret ditën kur do të drejtojë skuadrën e tij të zemrës nga pankina. “Jam shumë i lumtur dhe krenar me punën që po bëj te Al Sad, megjithatë nuk e fsheh se Barcelona është ëndrra dhe objektivi im i madh. Nuk e di a do të ndodhë apo jo, a do të kenë nevojë për mua apo jo, por në momentin që do të më vijë një ofertë, sigurisht që nuk do të mendohem dy herë për të drejtuar skuadrën time të zemrës”, u shpreh Ksavi Hernandez.