BREAKING NEWS

Shpërthen një tjetër vatër, shënohet rasti i parë me koronavirus në qytetin që deri tani ishte imun, infektohet një shitës në treg

Shpërthen një tjetër vatër, shënohet rasti i parë
x

Sport

PSG ndalon shitjen e Nejmarit e Mbapesë, do të qëndrojnë në Francë

PSG ndalon shitjen e Nejmarit e Mbapesë, do të qëndrojnë

Merkato e kësaj vere pritet të jetë emocionuese, pavarësisht se pandemia e koronavirusi do të kushtëzojë shumë gjëra edhe në këtë drejtim, nisur nga shtyrja e ndeshjeve dhe zgjatjen e sezonit deri në fund të korrikut. Sidoqoftë, lëvizjet në treg do të bëhen dhe klubet e mëdha europiane kanë hartuar listat e tyre me elementët e dëshiruar, duke u përpjekur të bëjnë “boom” gjatë afatit veror të transferimeve. Kuptohet, listën e kryesojnë klubet e mëdha e të pasura dhe ato që drejtohen e financohen nga sheikët arabë kanë më shumë potencial financiar për të bërë lëvizje të mëdha. Ditët e fundit ishte shkruar në media të ndryshme sportive europiane se Paris San Zhermen do të kishte ndryshime drastike, pasi elementët më cilësorë ishin në planet e klubeve më të mëdha europiane, si Barcelona, Reali i Madridit dhe Juventusi, por nga informacionet e fundit që vijnë prej Parisit, duket se PSG nuk ka ndërmend të lejojë largimin e ndonjë lojtari të saj gjatë kësaj periudhe. Dihet që emrat më të lakuar ishin braziliani Nejmar si dhe Kilian Mbape. I pari kërkohej nga Barcelona, kurse tjetri nga Reali i Madridit. Ligue 1 e Francës do të humbiste shumë nga imazhi i saj, por dje klubi i njohur francez ua mbylli rrugët e daljes, duke i siguruar si lojtarë të kampiones së saposhpallur të Francës. Gjithsesi, pranohet në shumë media sportive se braziliani Nejmar dhe talenti francez Kilian Mbape janë “kryefjala” e merkatos së verës, me të parin që kërkohet nga Barcelona dhe francezin që ndiqet nga Reali i Madridit, por pavarësisht zërave që kanë qarkulluar së fundmi, të dy duket se nuk do të largohen nga Paris Saint Germain. Sipas asaj që raporton gazeta franceze “L’Equipe”, dyshja e sulmit parizien do të vazhdojë aventurën te skuadra e Thomas Tuhel. Edhe pse vështirësitë financiare të shkaktuara nga Covid-19 mund të kthehen ne një problem për botën e futbollit, drejtuesit e klubit francez nuk kanë aspak ndërmend të privohen nga Nejmar dhe Kilian Mbape. Interesimi i vazhdueshëm i Realit të Madridit për Mbape, ka hasur në rezistencën e kreut të klubit parizien, Naser Al-Khelaifi, i cili ka qenë i prerë në përgjigjen e tij, duke u mbyllur kështu derën “mbretërove”.Sulmuesi francez ka një kontratë me klubin që skadon në 2022-shin, ndërsa përsa i përket rinovimit, edhe pse Mbape ende nuk është ulur në bisedime, PSG është optimiste se në fund akordi do të arrihet. Për Nejmar situata paraqitet disi më ndryshe, por rikthimi i tij te Barcelona duket i pamundur për shkak të vështirësive ekonomike që ka klubi spanjoll. Nisur nga kjo duket se edhe këtë sezon, aventura e brazilianit do të vazhdojë të jetë e fokusuar në Paris. Ky është një qëndrim i momentit i klubit, pasi mund të jetë edhe taktikë për të rritur interesimin e atyre që bëjnë oferta, në mënyrë që të rrisë çmimin e tyre në treg, për të përfituar maksimumin. Mbetet të shihet çfarë do të ndodhë në korrik, por për momentin Al Khelaifi nuk po lejon shitjen e dyshes së tij më cilësore tek PSG.