Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

PSG përmbys Atalantën në tre minutat e fundit, francezët kalojnë në gjysëmfinale

PSG përmbys Atalantën në tre minutat e fundit, francezët

Ka përfunduar në fazën çerekfinale ëndrra europiane e Atalantës.

Në ndeshjen e luajtur në stadiumin "Da Luz" të Benfikë, skuadra që ka mahnitur sportdashësit me paraqitjet dhe rezultatet spektakolare u dorëzuar përballë PSG në minutat e fundit duke u mundur me rezultatin 1-2.

Në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e Champions League, italinët kaluan të parët në avantazh me kroatin Mario Pasalic.

Pas shumë përpjekjeve të, kampionët e Francës arritën të përmbysin rezultatin vetëm në kohën shtesë. Fillimisht ishte mbrojtësi brazilian Marquinhos që barazoi shifrat, dhe kur atëherë kur u mendua se do të duhej të luhej edhe koha shtesë për t'u njohur me gjysmëfinalisten e parë, Kylian Mbappe i aktivizuar në pjesën e dytë shërbeu për partnerin e sulmit Maxim Choupo-Moting, i cili fare pranë portës nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë.

1-2 rezultati përfundimtar dhe PSG është ekipi i parë gjysmëfinalist. Francezët do të përballen në gjysmëfinale me fituesin e takimit Leipzig-Atletico Madrid që do të luht ditën e nesërme.