BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Sport

PSG super ofertë për kapitenin e Real Madridit, zbardhet rroga e frikshme

PSG super ofertë për kapitenin e Real Madridit, zbardhet rroga e

PSG-ja ka bërë një super ofertë për kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramos. Spanjolli ende s’ka rinovuar me Real Madridin dhe largimi i tij nga spanjollët duket më pranë se kurrë. Sipas Diario AS, PSG është duke përfituar nga situata momentale dhe i ka ofruar kontratë trevjeçare me vlerë 20 milionë euro për sezon kapitenit të Spanjës.

Ndoshta, kjo ofertë do t’i pëlqejë Ramosit sepse momentalisht te Reali fiton rreth 17 milionë euro. Sidoqoftë, në garë për Ramos janë edhe gjigantët e tjerë evropianë, si AC Milan, Manchester City dhe Juventus, por duke parë fuqinë financiare të francezëve, destinacioni i ardhshëm i tij mund të jetë pikërisht Parisi. Të presim e të shohim hapjen e merkatos së janarit.