Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Qëndrimi/ Kelmendi: I tregova botës se ëndrrat bëhen realitet, suksesin ua dedikoj shqiptarëve

Qëndrimi/ Kelmendi: I tregova botës se ëndrrat bëhen realitet, suksesin ua dedikoj shqiptarëve

Postuar: 09/08/2016 - 07:39

Kosova debutoi në Lojërat Olimpike, për herë të parë, dhe me herë të parë siguroi medaljen e artë, një triumf historik për sportin e Kosovës dhe atë shqiptar në përgjithësi. Fitorja e Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike të Rios, në xhudo deri në 52 kg, ishte ngadhënjim mbi të pamundurën, shpërblimi i një sakrifice disa vjeçare të një kampione të rritur në një vend të vogël, të thjeshtë dhe pa luks duke derdhur djersë çdo ditë mbi tapet për t’i treguar jo vetëm botës, por mbi të gjithë Kosovës dhe bashkë qytetarëve të saj, se në këtë jetë duhet të luftosh për të mbërthyer ëndrrat e tua. Lotët e saj të artë mbi pod, por dhe përqafimi me trajnerin ishin një shkarkim emocionesh pas një rrugëtimi të gjatë, shpeshherë dhe të vetmuar për të dhe Driton Kuka, ndaj dhe fjalët e Majlindës përpara kamerave në Rio, kur ka arritur majën e botës më shumë se modesti janë një mesazh që buron nga zemra: “Kjo medalje do të thotë shumë. Njerëzit, mbi të gjitha në Kosovë më shikojnë si një heroinë dhe unë sapo i vërtetova atyre se dhe pas luftës, edhe pasi i kemi mbijetuar luftës, nëse e dëshiron dicka vërtetë mund ta arrish. Nëse dëshiron të bëhesh kampione olimpike, mund t’ja arrish edhe pse vjen nga një vend i vogël apo i varfër në mund të jemi të fortë”. Ai ar i fituar në Rio është treguesi i një vajze të fortë që besoi te ëndrrat e saj dhe që e vetme mundi të ngrejë lart emrin e një vendi dhe një kombi por jo detyrimisht e identifikon Majlindën pasi shembullin e saj, vajza nga Peja e kishte dhënë prej kohësh, dhe nëse nuk do ta kishte fituar atë ar.

Ndërkohë, “Gazzetta dello Sport”, theksonte dje se medalja e artë e Kelmendit mund të pezullohet, pasi sportistja i ishte larguar kontrollit antidoping në qershor, kur ajo ndodhej në Francë. Sipas gazetës në fjalë, trajneri i saj (Driton Kuka) e kishte tërhequr sportisten pa bërë testin antidoping dhe prej atëherë kjo është një çështje që diskutohet nga agjencia antidoping dhe federata botërore e xhudos. Gjithsesi, vetë gazeta shkruan më poshtë se për këtë rast Kosovës nuk do t’i hiqet medalja e artë e marrë në Rio-2016.

Mërgim Mavraj, status emocionues për suksesin e Majlinda Kelmendit

Mbrojtësi Mërgim Mavraj ka përgëzuar Majlinda Kelmendin për suksesin në Lojërat Olimpike. Mavraj ka thënë se nëse do të ishte në Kosovë do të ishte i pari që do të dilte në aeroport ta priste kampionen tonë. "Lum, Lum Shqiptaria. Nëse do isha në Kosovë, do isha i pari që do merrja makinën, flamurin, burinë dhe me vrap në Aeroport për të pritur kampionen Majlinda Kelmendi. Ti je arsyeja që kombi shqiptar sot duhet të festojë… Ti je arsyeja që sot duhet të mbushen sheshet me njerëz duket gëzuar këtë arritje… Ti je ajo që more vëmendjen e vërtetë të botës" shkruan Mavraj në Facebook.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 22:35

Tre javë pas një ataku në zemër, ku për fat të mirë Iker Kasijas e kaloi pa pasoja fatale për jetën, një tjetër lajm i vështirë vjen në shtëpinë e portierit legjendar spanjoll.

Postuar: 21/05/2019 - 20:12

Juventus është në kërkim të një trajneri që pas largimit të Allegrit.Trajneri nga Livorno u

Postuar: 21/05/2019 - 20:10

Juventusi duket se ka gati goditjen e madhe të merkatos së verës.

Postuar: 21/05/2019 - 17:59

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e muajit qershor, ndaj I

Postuar: 21/05/2019 - 13:47

Largimi i Masimiliano Allegrit nga stoli i Juventusit ka bërë që drejtuesit të nisin punën për

Postuar: 21/05/2019 - 12:47

Pas humbjes 4-1 ndaj Napolit, tifozët e Interit kanë ndërmarrë një fushatë në rrjetet sociale m

Postuar: 21/05/2019 - 11:29

Kombëtarja shqiptare do të luajë pas pak ditësh dy ndeshjet e radhës kualifikuese të Europianit