Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Qëndrimi/ Liverpuli apeloi për Manen, federata angleze e refuzoi kërkesën

Postuar: 13/09/2017 - 07:51

Fundjavën e kaluar në ndeshjen midis Mançester Sitit e Liverpulit fituar nga “Qytetarët” me rezultatin e thellë 5-0, një përplasje solli dëmtimin keqazi të portierit të Sitit nga sulmuesi Sadio Mane i Liverpulit, i cili e goditi e takë. Për pasojë, sulmuesi i Liverpulit, Sadio Mane, pritet të vuajë dënimin prej tre ndeshjeve pasi Federata e Futbollit të Anglisë ka refuzuar apelin për kartonin e kuq që e mori në ndeshjen kundër Mançester Sitit.

Senegalezi u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes së ashpër ndaj portierit Ederson në humbjen 5-0 të shtunën. Liverpuli shpresonte se me apelim mund të ulte dënimin e tij prej një ose dy ndeshje, por Federata ka vendosur që 25-vjeçari të mungojë në tri ndeshjet e ardhshme të Liverpulit. Ndërkohë, portieri i Mançester Sitit, Ederson, ka marrë pjesë në ushtrimet para ndeshjes të së mërkurës në Ligën e Kampionëve ndaj Fejnordit.

Braziliani u largua më herët nga ndeshja me Liverpulin pasi Sadio Mane e qëlloi me këmbë në fytyrë në një përplasje për top. Ederson pati tetë qepje, por duket se nuk ka pasur tronditje pasi ishte pjesë e ushtrimeve të martën. 24-vjeçari, që tani bartë helmetë, shpreson të luajë ndaj Fejenordit këtë mesjavë. Duhet thënë se Mane kërkoi ndjesë, edhe Liverpuli gjithashtu, por nuk mjaftoi sepse federata angleze e ka lënë në fuqi masën e ndëshkimit për lojtarin e Liverpulit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 10

Lajme nga e njejta kategori

FIFA gjobit Serbinë për sjelljen e tifozëve në Rusi

Postuar: 21/06/2018 - 15:46

Trupi drejtues I futbollit botëror ja gjobitur sot Serbinë për sjelljen ofenduese të tifozëve gjatë ndeshjes së të dielës kundër Kosta Rikës.
 

Postuar: 21/06/2018 - 13:50

Ish-kapiteni i Anglisë, David Beckham ka bërë një parashikim lidhur me finalen e kampionatit botë

Postuar: 21/06/2018 - 12:12

Flet për herë të parë portieri i “Partizanit”, Alban Hoxha, pas publikimit të lajmit

Postuar: 21/06/2018 - 11:06

Një aksident tragjik ka tronditur skuadrën e “Partizanit”.

Postuar: 21/06/2018 - 10:51

Të parat që e kanë pësuar nga FIFA kanë qenë kombëtaret e Meksikës dhe Serbisë.

Postuar: 21/06/2018 - 07:51

Spanja nuk shkëlqeu mbrëmjen e djeshme ndaj Iranit, por kjo dhe për meritë të kundërshtarit që bë

Postuar: 21/06/2018 - 07:47

Uruguaji sho - qëroi Rusinë si e kualifikuara e radhës në grupin A të Botërorit.