Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Qëndrimi/ Xhimi Karragher sulmon Liverpulin: Ndaj Seviljes u shthurën fare

Postuar: 23/11/2017 - 07:39

Barazimi i Liverpulit ndaj Seviljes mbrëmjen e së martës në Ligën e Kampioneve nuk ka kaluar pa debate dhe polemika të shumta, sepse anglezët ishin duke udhëhequr në pjesën e parë 3-0 dhe shiheshin favoritë absolutë për ta fituar takimin. Por nuk ndodhi kështu dhe Sevilja barazoi në pjesën e dytë 3-3, duke marrë një pikë që e mban në lojën e kualifikimit, por edhe duke rikthyer në këtë valle Liverpulin që me fitore do ta kishte të sigurt kalimin në raundin tjetër. Legjenda e “të kuqve”, Xhimi Karragher ka kritikuar ashpër paraqitjen e Liverpulit ndaj Seviljes. I pakënaqur me këtë paraqitje të ish-skuadrës së tij, është shprehur Xhimi Karragher i cili i ka krahasuar lojtarët Liverpulit me një grup fëmijësh. “Frustrohem kur e shoh atë pjesë të dytë. Në pikëpyetje ishte nëse mbrojtja e Liverpulit do të mund të përballonte atmosferën brenda stadiumit. Në fillim mendova se jo, por kurrë nuk do ta besoja se ata do të luanin kaq keq, sidomos në pjesën e dytë. Nuk e prisja që Liverpuli ta mbante portën e paprekur, por të jesh në avantazh prej 3:0 dhe të lejosh gola të tillë, ishte sikurse të shikonim një ndeshje fëmijësh”, tha Karragher, i irrituar me lëshimin e lojës nga Liverpuli.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 17

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2018 - 21:40

Thomas Strakosha mund të humbasë dy ndeshjet miqësore të përfaqësueses shqiptare kundër Kosovës dhe Ukrainës si pasojë e problemeve me dëmtimin e pësuar në javët e fundit.

Postuar: 21/05/2018 - 20:29

Ditët e fundit, të tjera Kombëtare kanë bërë publike listat me lojtarët që do të marrin me vete për në Botërorin e Rusisë.

Postuar: 21/05/2018 - 19:28

Trajneri i Argjentinës ka publikuar listën me 23 të grumbulluarit për Botërorin “Rusi 2018”.

Postuar: 21/05/2018 - 17:50

Paris Saint-Germaini i ka nisur bisedimet me sulmuesin e Bayern Munichut, Robert Lewandowskin, sipas L’Equipe de Soir.

Postuar: 21/05/2018 - 16:56

Ushqimet e parafinuara, veçanërisht ato me fibër, stimulojnë hormonet qe ulin oreksin dhe duke e bërë trupin tuaj te ndihet plot.

Postuar: 21/05/2018 - 16:12

Skënderbeu është duke zhvilluar një betejë për të siguruar pafajësinë nga vendimi që i është dhënë në UEFA nga Komisioni i Apelit.

Postuar: 21/05/2018 - 16:06

Julien Lopetegui, trajneri i Spanjës, shpalli sot listën me 23 futbollistët të cilët do të grumbullojë për Botërorin e Rusisë.Duke parë futbollistët e shumtë cilësore që “