
Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e qëlloi me armë zjarri 12-vjeçarin

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në Shkodër, dyshimet e para

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në New-York/ Zbardhen detaje të reja, hetimet: Në apartament gjenden disa shenja

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë po lë pa gjumë Berishën e Metën dhe tregon goditjen e fortë që do marrin së shpejti: Prisni dhe shikoni...

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”, Berisha plas deklaratën e fortë: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet shpesh edhe me Ramën

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm, ja kur nis shkolla e lartë (Dokumenti)

E trishtë/ Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar

“Erdhi malli i mire, erdhi….”, Artan Hoxha publikon foton që po qarkullon me shpejtësi, zbulon ngjarjen e pazakontë me të cilën është përballur

Qato dëmton ligamentin dhe trondit Laçin, Zhunior letër lamtumire Partizanit

Shkruar nga Adriatik BALLA 1 Korrik 2022

Klubet e Superiores që do të kenë angazhime në kupat europiane po stërviten maksimalisht në këtë periudhe për të qenë gati për duelet e para ndaj rivalëve të tyre europianë. Kështu, një nga skuadrat që siguroi pjesëmarrje në Conference League këtë sezon është Laçi, ekip që e mbylli kampionatin në vendin e dytë. Kurbinasit do të ndeshen me një skuadër malazeze dhe shihen si ekipi më favorit nga skuadrat shqiptare që të shkojnë më tej në raund të dytë. Por kundërshtari nuk duhet nënvlerësuar dhe kurbinasit kanë përvojë tashmë në Europë. Por dje skuadra e Laçit mori një lajm jo të mirë, që ka të bëjë me një nga lojtarët e grupit. Kështu, mësohet se Laçi do ta nisë sezonin e ri me një mungesë shumë të rëndësishme. Burimet bëjnë me dije se mesfushori Klinti Qato ka dëmtuar ligamentin në ndeshjen miqësore kundër Llapit dhe tashmë 24-vjeçari do duhet të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale. Ky dëmtim mund ta mbajë mesfushori larg fushës së blertë për një kohë shumë të gjatë, minimumi rreth 6 muaj, dhe do ishte mrekulli nëse ai do mund të rikthehej në fund të sezonit. Qato ishte projektuar në rolin e titullarit për sezonin e ardhshëm te Laçi, ndërsa tashmë klubit kurbinas do duhet të mendojë për një zëvendësues të 24-vjeçarit. Sezoni që u mbyll ishte i pari me Laçin për mesfushorin, i cili numëron 771 minuta në 21 ndeshje dhe në to ka shënuar 2 gola. Mbetet të shihet se si do të veprojë trajneri Duro për të zëvendësuar Qaton dhe për të plotësuar ekipin para se të nisin ndeshjet në Europë. Avantazhi i vetëm i kurbinasve është se kanë ruajtur bërthamën e grupit nga sezoni i shkuar.
Zhunior letër lamtumire për Partizanin
Ndërsa Laçi po mendon për lojtarin e dëmtuar, tek Partizani ka një largim që “djeg”, sepse ishte lojtar cilësor që bënte diferencë. Kështu, mësojmë se Stenio Zhunior ka mbyllur zyrtarisht aventurën me Partizanin. Sulmuesi brazilian u bë pjesë e klubit kryeqytetas në janarin e vitit 2021. Në sezonin e fundit regjistroi në total 19 gola dhe 10 asiste, nga të cilët 4 gola dhe 3 asiste i realizoi në Conference League. 31-vjeçari është ndarë me popullin e kuq me anë të një postimi në rrjetet sociale, aty ku shkruan: “Sot përfundon kontrata ime me Partizanin. I jam mirënjohës klubit për 1.5 vitet e kaluara së bashku. Dua të falënderoj presidentin Gaz Demi për respektin, dua të falënderoj shokët e skuadrës, punëtorët e klubit dhe të gjithë trajnerët për momentet e kaluara së bashku. Faleminderit edhe tifozëve për mbështetjen, ju uroj fat në objektivat tuaja të së ardhmes. Respekt”, thekson sulmuesi i majtë brazilian, i cili më parë ka luajtur me Shkëndijën e Tetovës, Riga (Letoni), Liteks Loveç (Bullgari), Pelister Bitola (Maqedoni e Veriut) dhe Horizonte (Brazil). Mësohet se Stenio Zhunior do të vijojë karrierën në Tajlandë. Sulmuesi i majtë ka arritur marrëveshjen me një nga klubet e elitës së futbollit tajlandez dhe së shpejti do të vijë edhe zyrtarizimi. Gjatë kësaj kohe, për shërbimet e tij pati interes nga Tirana e Laçi në Superiore, dhe Ballkani, Drita e Gjilani në Kosovë, por lojtari latin ka zgjedhur të ndërrojë kontinent.
Më të lexuarat


U ekzekutua nga polici me plumb në ballë, i jepet lamtumira e fundit sportistit të njohur, lot dhe dhimbje gjatë ceremonisë mortore (FOTO)

“Ylli” i ri i futbollit botëror, Erling Haland, nisje spektakolare me Sitin, Guardiola i thur elozhe

Miqësore luksi me Italinë U-19 në Koverciano, lajm është tensioni i Cungut para ndeshjes

Gëzim Çorja: Në rininë time, atletika kishte masivitet e rivalitet, sot i duhet më shumë investime në infrastrukturë

Start me humbje dhe zhgënjim për Mançester Junajtid, Ronaldo e nis nga stoli ndaj Brighton

Nuk pranoi të bëhej si Adnan Januzaj, talenti Shkurti zgjedh Shqipërinë para Belgjikës

I harruari Ndoj e bën sefte tek Breshia për sezonin e ri, Reja i detyruar ta ftojë në përfaqësuese

Borusia e Dortmundit e nis me “këmbën e mbarë” Bundesligën, mjafton Reus

Thirrjet me emrin e Vladimir Putin, UEFA merr masa drastike ndaj Fenerbahçes

Formacionet zyrtare Everton-Chelsea, Broja e nis nga pankina
