BREAKING NEWS

Haaland ka shënuar 103 gola në 100 paraqitjet e tij të para në ligë në Evropë, ja sa ka Messi dhe Ronaldo?

Haaland ka shënuar 103 gola në 100 paraqitjet e tij të para
x
BREAKING NEWS

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/ Nga masakrat tek atentatet, Policia në konferencë urgjente, zbardhen detajet e super-operacionit: Ishin vrasës me pagesë

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/
x
BREAKING NEWS

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal, arrestohen 15 persona të dyshuar për vrasje. Detajet

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal,
x
BREAKING NEWS

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA, prokurori i njohur i Tiranës fiton gjyqin në Strasburg

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA,
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Nëse publikohet Memex e gjithë organizata e Policisë së Shtetit rrëzohet, ja kush janë ata që cënohen më shumë

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën paralajmërimin e fortë: Nëse grupet kriminale marrin në dorë sistemin MEMEX do të ketë pasoja, kjo situatë...

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të FRPD: Kë gënjeni ju, budallenj na dini?

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po gënjejnë, institucionet e dinë shumë mirë se cilat sistemi janë sulmuar dhe ç’të dhëna janë marrë

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po
x

Sport

Qazim Laçi: Në Izrael shkojmë për fitore, meritojmë kreun e grupit

Qazim Laçi: Në Izrael shkojmë për fitore, meritojmë

Qazim Laçi po shijon aventurën e parë në Ligue 1. Mesfushori i Ajaçios foli për shtypin përpara sfidës ndaj Izraelit (24 shtator) në Nations League, aty ku deklaroi se objektivi në transfertën izraelite është fitorja, i vetmi rezultat që mban kuqezinjtë e Edi Rejës në garë për kreun e grupit. “Besoj se mund t’i jap shumë fuqi ekipit, të kontrollojmë topin dhe ekipi të jetë më shumë agresiv. Të bëjmë presing sa më sipër që të fitojmë sa më shumë topa në zonën e Izraelit, pasi edhe trajneri dëshiron këtë stil loje. Këtë do mundohem të bëj edhe unë”, tha ai. Më pas foli për rivalitetin në grup dhe për presionin që ka skuadra për ta fituar ndeshjen. “Çdo lojtar në rolin tim do mundohemi të jemi të gjithë gati. Në mesfushë ka shumë lojtarë për momentin, të gjithë po përgatiten shumë mirë për këtë ndeshje që duhet ta fitojmë. Do kemi presion për të fituar ndeshjen, por nuk kemi presion për momentin. Ekipi po punon mirë, jemi gati të ikim në Izrael dhe të fitojmë ndeshjen, me objektivin për të fituar grupin. Do japim maksimumin, kemi vlera dhe dëshirë për të marrë tre pikët. Besoj se ky grup e meriton të marrë vendin e parë. Kemi disa lojtarë të rëndësishëm që e kanë ndihmuar ekipin. Trajneri ka bërë disa skema ndryshe, do mundohemi të bëjmë më të mirën. Edhe të rinjtë do japin maksimumin për të fituar ndeshjen ndaj Izraelit. Një sfidë shumë e fortë sa i përket anës fizike, por edhe faktit që kemi humbur ndeshjen e parë ndaj tyre”, nënvizoi më tej Laçi. Në fund dy fjalë për karrierën e tij tek Ajaçio franceze. “Jam shumë i kënaqur, pasi kishte disa vite që ekipi po punonte mirë dhe po luftonte për të dalë në elitën e futbollit francez. Kam 6 vite në ekip, ia arrita qëllimit, jam shumë i kënaqur. Të gjithë lojtarët e Kombëtares luajnë në nivele të mira, kjo rrit konkurrencën dhe përmirëson ekipin”, përfundoi mesfushori dibran.