
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

“Që nga dita e parë jam ndjerë si...”, mori drejtimin e Partizanit, flet Abilalilaj: Nuk ka presion, nga janari me blerje të reja

Shkruar nga SOT.COM.AL 19 Nëntor 2023

Arbër Abilaliaj është zyrtarisht trajneri i Partizanit. Ai do të ketë rolin e teknikut dhe të drejtorit sportiv në të njëjtën kohë, duke fituar kështu besimin e presidentit Gaz Demi. Në konferencën për mediat, Abilaliaj u shpreh se është i gatshëm ta çojë këtë projekt deri në fund dhe ka besim te lojtarët që ka në dispozicion.
“Dua të falënderoj të gjithë familjen e kuqe, presidentin Demi për të gjithë mbështetjen, sepse realisht unë e kam thënë dhe më parë, që është një projekt që ka nisur dy vite më parë për të ndërtuar një ekip që do të imponohej në mënyrën më të mirë të mundshme. Që nga dita e parë që kam ardhur këtu jam ndjerë si në shtëpi, jam ndjerë që mund të jap shumë më shumë nga vetja. Kemi bërë një pjesë të rrugës të mirë. e kam thënë dhe më përpara, është një proces shumë i gjatë. Është një proces si klub dhe si komunitet i kuq janë shumë të mëdha. Dëshira apo vetëbesimi për të bërë mirë, sidomos në këtë ambient, besoj se ka qenë shumë natyrale dhe shumë e thjeshtë për të arritur këto rezultate. Por e kam thënë dhe njëherë që është vetëm fillimi i një rruge të gjatë. Zhvillimi i klubit dhe i futbollistëve që është objektivi ynë kryesor do të na hajë shumë kohë.
Në asnjë moment, që nga dita e parë jam ndjerë si në shtëpi, sepse nuk ka qenë asnjë presion që mund të më frenojë se çfarë mund të bëj për këtë klub. Ka qenë një presion i mirë patjetër, në një klub kaq të rëndësishëm të jep mundësinë të shkosh te rezultatet. Nuk është vetëm mirë për një drejtues, por është mirë që ta ketë çdo trajner ose çdo klub. Si në kampionatin shqiptar, por edhe në kompeticionet europiane.
Jemi një nga skuadrat që në sezonin e verës kemi punuar me mjaft kujdes, por duke parë edhe afrimet që janë bërë, kanë qenë afrime që na kanë ndihmuar edhe në fillim të sezonit. kemi pasur dhe mungesa të cilat nuk janë ndjerë aspak në përbërjen e ekipit. Është një gjë që mund të konsiderojmë futbollistët që po riaftësohen dhe nuk kanë qenë prezent në ekip, nga janari mund t’i konsiderojmë blerje të reja duke pasur parasysh se kemi shumë lojtarë të rëndësishëm që kanë qenë jashtë për një kohë shumë të gjatë. Mund të ndërhyjmë, por ndoshta vetëm në një pozicion, asgjë më pak asgjë më shumë. Dëshira ka qenë që ky ekip që u formua në qershor të jetë i konsoliduar në qershorin që vjen dhe të kemi mundësinë të bëjmë një sezon europian më të suksesshëm se ai që lamë mbrapa.
Të them të drejtën synimi ka qenë që të dominojmë ndeshjet e zhvilluara. Nuk e kemi menduar asnjëherë “Final 4”, nuk e kemi menduar asnjëherë pjesën e vendit të parë. ka qenë gjithnjë në interesin dhe pikësynimet tona. Kjo ka qenë një nga punët që është bërë me futbollistët. Nëse arrin të shprehesh mirë çdo ndeshje, rezultatet do vijnë siç kanë ardhur në këtë pikë. Jam i bindur që lojtarët do e kapërcejnë këtë dhe Partizani nuk do ketë probleme sa i përket renditjes. Për ne është e rëndësishme të zhvillohemi çdo ndeshje, sepse në bazën e kësaj gjëje, e këtyre rezultateve mund të ndërtojmë diçka të mirë.
Unë i bindur isha. Kjo është më shumë një sqarim që ka dashur të bëjë presidenti. Por që po punoj këtu prej gjashtë ndeshjesh, është një rrjedhë normale e kësaj që po ndodh tani. Nuk ishte çështje bindjeje, jemi këtu nga fillimi deri në fund.
Është një ngjarje tragjike. Ne si ekip ishim në fushën e lojës. Patjetër që është keqardhje, por ne këtë periudhë jemi munduar që të punojmë me të gjithë futbollistët që ta kapërcejmë këtë gjë psikologjikisht. Ditën e ndeshjes do të jemi të fokusuar për të arritur rezultatin, për të vazhduar rrugëtimin tonë”, u shpreh Abilaliaj.
Më të lexuarat


Ramadani tregon skuadrat që do të donte në shortin e sotëm të UEFA-s në Hamburg

UEFA nxjerr rezultatet e votimit, golat e Asanit dhe Asllanit në podium

Komisioni i Displinës me dorë të hekurt, çelet hetimi për aktet e dhunës në përballjen Tirana-Vllaznia

Pioli merr votëbesimin e Milanit, por Ibrahimoviç është te dera nëse gjërat shkojnë keq

Asllani kritikohet për paraqitjen në Champions, por Silvinjo e inkurajon të mbetet i Interit

Marvin Çuni flet për mediat italiane: Serie A do të më ndihmojë t’i bashkohem një klubi të madh

EURO 2024, çfarë duhet të dini për shortin e 2 dhjetorit dhe stadiumet ku do të luhen finalet

Cr7 në telashe, i bëjnë padi kolektive kundër për mashtrim të investitorëve përmes kriptomonedhave, ja shifra e çmendur që i kërkohet

Gallatasarai barazon me Junajtid e ka një shans kualifikimi, Napoli s'ia del me Realin, Arsenali "tërmet 6 ballë" ndaj Lensit

Silvinjos i shtohet “oreksi”: Shqipëria mund të kualifikohet edhe në Botëror
