
Dosja e nxehtë në SHBA, deputeti i PS bën deklaratën e fortë: Duan të heqin Edi Ramën

"Lidhje e fshehtë dhe aspak zyrtare", deputeti i PD-së reagon mbi çështjen "McGonigal": Rama nuk mund të jetë kryeministër i shqiptarëve

“Askush nuk e thotë...”, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e skandalit “Mcgonigal” dhe hedh dyshime të forta: Si e ndihmoi ish e dashura e shefit të FBI Edi Ramën

Skandali “McGonigal”/ Gjiknuri e pranon: Edhe unë e kam takuar ish-agjentin e FBI-së, nuk jap detaje për çfarë biseduam, por..

Kush është i përkëdheluri i Perëndimit? Kreshnik Spahiu zbulon politikanin e lartë: Ka marrë një goditje të fortë politike dhe mediatike

"Ne jemi si 'Republikat e bananeve'...", Abilekaj reagon ashpër: Edi Rama nuk mund të shpëtojë, shkatërroi imazhin e Shqipërisë

Situata në PD/ Gazmend Bardhi liston cilat janë 3 arsyet që e ndajnë atë nga Berisha

Ngjarje e rëndë/ Nga kati i pestë te zeroja, shkëputet ashensori me njerëz brenda në Tiranë

Qëndrimi i Elez Gjozajt për Kovaçin synon një zgjidhje “tek për tek”

Shkruar nga SOT.COM.AL 19 Janar 2023

Debatet e trajnerit Zef Kovaçi me presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes Elez Gjoza janë fokusuar në aspekte morale dhe ligjore. Tekniku dëshiron dhënien e shpërblimit sipas ligjit, kurse kreu i federatës Gjoza i ka ofruar zgjidhje nëpërmjet një bisedimi kokë më kokë, duke nënkuptuar një ceremoni largimi me vlerësim për trajnerin e në të njëjtën kohë dhënien e një shume financiare nga xhepi i tij për Kovaçin që çështja të mos agravohet e të prishet më tej imazhi i shtangës. Por së fundmi Gjoza shpjegon se nuk është çështje e institucionit që ai drejton, por mes sportistit e trajnerit. Në rrëfimin që ai bën për TVSH-në, Gjoza insiston që zgjidhja të vijë nga një takim i tij me trajnerin Kovaçi, një lloj takimi “tek për tek”, që mund t’i ekuilibrojë palët në qëndrimet e tyre dhe t’i çojë në një zgjidhje të pranueshme. “Unë si president i kam shkruajtur rregullisht. Kam bërë dhe një prononcim në gazetën “SOT”, ku jam i drejtuar trajnerit Zef Kovaçi "Hajde më tako! E ke zgjidhjen në moment nga presidenti për atë që e quan se është bërë e padrejtë". Dhe unë kam një ide tjetër. Profesor Zefi nuk mund të largohej kështu nga një jetë 40-vjeçare si teknik pasi unë si president dhe Federata për këto njerëz duhet të ketë shumë vlerësim. Dhe unë mendova dhe e them përsëri mendoj ta realizoj, sepse nuk dua që Zefi të iki i pezmatuar, apo i fyer për asnjë arsye, por duhet bërë një ceremoni ashtu sikurse i takon atij”, thotë Gjoza. Në një intervistë që ai ka dhënë javë më parë për gazetën “SOT”, i mëshonte faktit se zgjedhja e trajnerit është ekskluzivitet i sportistit dhe sipas tij Erkand Qerimaj është sportist elitar dhe e ka këtë të drejtë. Por a është tamam kështu? Hyrja e prokurorisë në lojë është një hap tjetër në këto raporte që tregon se mes palëve ka lindur një “armiqësi” jo e vogël.
Më të lexuarat


E trishtë, humbje e madhe për futbollin/ Nxirret i vdekur nga rrënojat e një ndërtese portieri në Turqi

E trishtë/ Futbollisti i njohur nën rrënojat e tërmetit që goditi Turqinë, ka luajtur mbi 100 ndeshje të rëndësishme (EMRI)

Sahit Prizreni: Bursa i takon Zelimkhan Abakarov, KOKSH nuk ka mbajtur qëndrim për atë që ndodhi me atletikën

Ethemi merr “superxhiro” në Turqi, tjetër gol për Instanbulsporin

Laçi me probleme para Partizanit, Tirana ndien peshën e largimeve në janar

Uzuni tjetër gol për Granadën, Muriqi mposht Real Madridin

Ajaksi i papërmbajtur me trajner Hritingën, mposht edhe Kamburin

Surpriza/ LeBron Xhejms pranë rekordit historik të pikëve në NBA

Derbi vetëm për prestigj, Interi shumë i fortë për Milanin, Lautaro i jep “aspirinë” skuadrës së tij, Milani zbret drejt “humnerës”

Muriqi "shkund" rrjetën, Mallorca i jep goditjen e rëndë Realit në garën për titull
