
Vjen deklarata ‘bombë’, spiunët që hynë në pallatin e Kremlinit zbulojnë sëmundjet që rrezikojnë jetën e Putinit: Do të vdesë brenda 2...(VIDEO)

Fatos Klosi paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare: Ja goditja që do të marrë Sali Berisha në 7 korrik dhe 4 dosjet e SPAK që do të tronditin opozitën, Meta përgjegjës për korrupsionin në Shqipëri

Bordi merr vendimin, publikohen çmimet e reja të produkteve ushqimore, sa lek do të shiten duke nisur nga 1 kg sheqer deri tek...

Meta-Berisha shtojnë thirrjet për rrëzimin e qeverisë dhe shkundje të sistemit, ja strategjia që po aplikojnë 2 antiamerikanët e “Foltores” për të joshur ithtarët e tyre

E trishtë! Shuhet në moshë shumë të re pedagogia e njohur, rektorja e Universitetit ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”, ja kush është ministri më i pëlqyer në qeverinë “Rama 3”, Frida Krifca dhe Mirela Kumbaro më të urryerat për qytetarët

Ngjarjet kriminale në Shqipëri/ DEA bën lëvizjen e papritur, reagon eksperti Karamuço dhe jep lajmin e bujshëm: Koha e duhur

Moska në prag të falimentimit, Putini i ka ditët e numëruara, liderët më të fuqishëm të botës i japin goditjen përfundimtare “Carit”, ja çfarë po ndodh në Rusi

Qëndrimi i John Obi Mikel: Lukaku s’është për Premier League, duhet të kthehet me urgjencë në Serie A italiane

Shkruar nga Adriatik BALLA 15 Qershor 2022

Sulmuesi zhgënjeu me Çelsin sezonin ë lamë pas dhe ish-futbollisti i “Bluve” e këshillon të kthehet në kampionatin italian
Merkato e Interit mund të jetë e kushtëzuar nga disa lëvizje të domosdoshme, por edhe për të rritur pritshmëritë e skuadrës në Champions League. Futbolli italian ka rënë disi në raport me futbollin anglez dhe atë spanjoll, gjë që shihet me mungesën e ekipeve italiane në fazën çerekfinale, gjysmëfinale e aq më pak në finale të Champions League. Në nivelin parësor të futbollit italianët mungojnë këto vite dhe pavarësisht përpjekjeve të federatës italiane për të lënë pas krizën dhe hapur një portë të re zhvillimi të futbollit në këtë vend, ka probleme serioze që duket më së pari të jenë të tipit financiar. Megjithatë, disa klube tentojnë të marrin më të mirët në treg duke bërë sakrificë në merkato. Interi është ekipi nënkampion që dëshiron të lerë gjurmë në sezonin e ri, jo vetëm për të fituar titullin në Serie A, por edhe të avancojë në Champions dhe për këtë duhet të bëjë lëvizje cilësore. Një nga emrat e lakuar është Romelu Lukaku, për të cilin po punohet të kthehet në Itali. 13 gola në 38 ndeshje përgjatë këtij sezoni te Çelsi janë shumë pak për një sulmues për të cilin në verë londinezët shpenzuan 100 milionë euro për ta transferuar në “Stamford Bridge”. Fjala është për Romelu Lukakun i cili tashmë ëndërron një rikthim te Inter aty ku shfaqi më së miri kualitetet e tij. Por kush është arsyeja që belgu nuk mundi të tregohej vendimtar në Angli? Përgjigjen mundohet ta japë një ish i Çelsit. John Obi Mikel thekson se niveli në Premier League është shumë i lartë, në dallim nga Italia ku loja është e ngadaltë. Ndaj ish-mesfushori thekson se Lukaku duhet të kthehet shpejt në Serie A, pasi në Angli është inferior në duelet me kundërshtarët. “Mendoj se arsyeja pse Lukaku nuk shkëlqen në Angli ashtu siç bënte në Itali, qëndron te diferenca që kanë dy kampionatet. Premier League është shumë e fortë, e shpejtë, potente ndërsa në Serie A luhet një lojë e ngadaltë. Kampionati anglez ka shumë cilësi, ritmi i kampionatit është shumë i lartë dhe është dukshëm superior ndaj kampionatit italian. Në Itali lojtarët mund të luajnë deri në moshën 40-vjeçare, ndërsa në Premier është shumë e vështirë që diçka e tillë të ndodhë. Për mendimin tim, Lukaku duhet të kthehet shpejt në Itali për t’u rikthyer protagonist”, u shpreh Mikel. Duhet thënë se zhgënjimi i Lukakut tek Çelsi ka qenë mjaft i madh, prandaj Interi kërkon ta shfrytëzojë këtë moment në interesin e tij për ta kthyer belgun në klubin zikaltër.
Më të lexuarat


Klubet që luajnë në garat e UEFA-s kanë më shumë afrime se largime, duke dëshmuar ambicie

Memushaj merr drejtimin e U-15 të Peskarës, Manaj kthehet tek Barcelona

Ceferin bën deklaratën e fortë: Italia s’ka asnjë stadium të denjë për finalen e Champions

Lajm shokues! Futbollisti humb jetën në moshë shumë të re, flasin mjekët: Bëmë gjithçka për të, por nuk ia doli

Leicesteri i shtohet listës së klubeve të Premier League që duan Brojën

Hidhet shorti për sezonin e ri në Itali e Spanjë, s’ka surpriza rreth “klasikeve”

Flet “Maradona i Dibrës”, Shpëtim Toska: Biografia m’u bë pengesë të arrija më shumë, por publiku ishte krah meje

UEFA vendos ku do të luajë Partizani në Europë, vjen lajmi i mirë për skuadrën shqiptare

Ngrihen akuza korrupsion ndaj presidentit të PSG-së

Zidane: Unë trajner i PSG-së ose Francës? Kurrë mos thuaj kurrë!
